Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

MS Power Point. Krijimi i një prezantimi të ri bazuar në Templates

Filmi

Këta jemi ne


Lënda

TIK


Përgatitur nga

Litvane Spahija, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Kjo fletë e punës është përgaditur nga programi DokuLab i DokuFest nue kuadër të grantit "FILM & FACTUAL MEDIA" nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë", financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest

MS Power Point. Krijimi i një prezantimi të ri bazuar në Templates
Këta jemi ne

Përshkrimi i filmit

Një dokumentar për një familje që synon t’i tregojë audiencës se jo çdo gjë që shohim në sipërfaqe është e vërtetë. Shpesh ka gjëra të fshehura pas një buzëqeshjeje dhe fytyreje të lumtur dhe jo çdo gjë ështu ashtu siç duket. Tek e fundja, shpesh herë ngatërrojmë kripën për sheqer.

“Një fotografi thonë vlen sa njëmijë fjalë”  Paramendoni sa vlen një album i fotografive! Albumin e fotografive na ofron të gatshëm libraria e programit aplikativ të paketës së MS Office Power Point. Pasi ta marrim të gatshëm shfrytëzuesit i mbetet vetëm vendosja e fotografive personale, familjare etj.

Nga ky film nxënësi motivohet të praktikojë edhe individualisht të zbatojë në praktikë prezentimet e gatshme te programit Power Point pasi që filmi flet për rrugëtimin e familjes shqipëtare, copëza historie të kësaj familje përmes albumit të fotografive familjare dhe video inçizimeve amatere por shumë të rëndësishme për familjen në fjalë.

Njësia mësimore

—MS Office Power Point. Krijimi i një prezantimi të ri bazuar në Templates.

Fushat e kurrikulës

—Gjuhë dhe komunikim,
—Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla 5,
Klasa X

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit – Komunikues efektiv (Përdor në mënyrë efektive programet e TIK-ut gjatë procesit të nxënies (duke përfshirë edhe të nxënit në distancë), kryerjes së detyrave në një fushë të caktuar mësimore dhe prezantimit për auidiencave të ndryshme)
◎ Kompetenca e të menduarit (Modelon zgjidhjen e një problemi të dhënë (në klasë, apo jashtë saj) për një temë të caktuar nga një fushë mësimore, duke e zbërthyer në hapa të vegjël dhe jep sqarime të nevojshme për hapat e ndjekur në zgjidhjen e problemit, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit)
◎ Kompetenca e të nxënit – Nxënës i suksesshëm (Shfrytëzon në mënyrë të pavarur dhe efektive teknologjinë informative dhe burime të tjera të informimit për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat më pas i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve përmes TIK-ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes)
◎ Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis (Harton një projekt (individualisht ose në grup) për organizimin e një aktiviteti me karakter edukativ brenda ose jashtë shkollës, në të cilin identifikon dhe vlerëson resurset e nevojshme njerëzore dhe materiale që mundësojnë arritjen e objektivave të caktuara)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;
⦿ Aftësimi për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;
⦿ Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe përdorimi i teknologjisë për zhvillim të qëndrueshëm;
⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.

DokuLab
Këta jemi ne

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Këta jemi ne
Këta jemi ne

Pikat e diskutimit

  1. Çka është prezentimi i ri në Power Point dhe si e krijojmë?
  2. Çka kuptoni me prezentim te gatshëm template dhe si e aktivizojmë?
  3. Çka ofron foto albumi i gatshëm në MS Power Point?
  4. Si mundeni me e realizu një shabllon-template të gatshëm duke u bazuar në një temë të caktuar?
  5. Numëro perfitimet që na sjell insertimi i një prezentimi te gatshëm template?


Aktivitetet

Hapi I: Evokim - Stuhi mendimesh, Brainstorming

Diskutohet me nxënës rreth krijmit të prezantimit: 1. Si krijohet një prezantim në PowerPoint ? 2. Nëse dëshirojmë të krijojmë me shembuj të gatshëm, si mund ta realizojmë atë? Japin disa shembuj të projekteve që kanë pasur rastin të punojnë në lëndët e caktuara, shembuj nga ajo se çka dinë rreth temës.

Hapi II: Rrjeti i Diskutimit (20 min)

Pas mbarimit të filmit mësimdhënësi/ja demonstron krijimin e shembujve të prezantimeve përmes atyre të gatshme dhe pastaj diskutojnë për pikat e diskutimit që janë të parapara më lartë, duke ju referuar filmit të shfaqur “KËTA JEMI NE”. Çka është prezentimi i ri në Power Point dhe si e krijojmë? Çka kuptoni me prezentim te gatshëm template dhe si e aktivizojmë? Çka ofron foto albumi i gatshëm në MS Power Point? Si mundeni me e realizu një shabllon-template të gatshëm duke u bazuar në një temë të caktuar psh. temën e filmit të shikuar si mendoni që e kishit realizuar? Numëro perfitimet që na sjell insertimi i një prezentimi te gatshëm template?

Hapi III: Reflektim: Diskutim (5 min)

Nxënësit ndahen në grupe dhe planifikojnë të krijojnë një projekt bashkë. Mund të jetë i lëndëve të ndryshme, por duhet të përcaktojnë modelin adekuat të gatshëm në PowerPoint që plotëson dizajnin, fontin e shkronjave, stilin etj. Gjatë punës praktike mësimdhënësi vëzhgon nxënësit për realizim korrekt. Duke reflektuar rreth njohurive të përftuara gjatë kësaj ore mësimore, mësimdhënësi nxit në klasë një diskutim, ku pyeten nxënësit nëse kanë diçka për të diskutuar për sfidat e tyre gjatë krijimit të prezentimit të gatshëm, përparësive dhe mangësive të një prezentimi të gatshëm etj. Rikujtim i mënyrave të krijimit të tyre, duke cekur menytë, komandat e opcionet e duhura për realizimin e tyre.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.