Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Letërsi shqipe, Kronikë në gur

Filmi

Kapllan


Lënda

Gjuhë Shqipe


Përgatitur nga

Nuhi Kuçi, SH. M. "Skënderbeu" Kaçanik

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Letërsi shqipe, Kronikë në gur
Kapllan

Përshkrimi i filmit

Në filmin dokumetar “Kapllan“ trajtoht fati i një çifti të vjetër që jeton i vetëm në një fshat, i cili është braktisur nga fshatarët gjatë luftës. Pas luftës nuk ka ndryshuar asgjë.

Ky çift tregon besimin e fshatit. Plaku ka qenë në burg për vrasje dhe ai tregon një histori për luftën.

Ky dokumentar përshtatet me një fragment të romanit të Kadaresë “Kronikë në Gur“ në të cilën trajtohet fati i një plaku i cili tregon përjetimet që ka pasur në atë fshat.

Pjesa titullohet “Babazoti” në të cilën Kadareja e lidhë historinë e fshatit me historinë e plakut dhe që kanë pasur përjetime të njëjta edhe fshati, edhe plaku.

Njësia mësimore

—Letërsi shqipe, Kronikë në gur - Ismail Kadare

Fushat e kurrikulës

—Gjuhët dhe Komunikimi;
—Jeta dhe Puna;
—Shoqëria dhe Mjedisi.

Përshtatshëm për

Shkalla V, VI.
Klasa: XI, XII

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Paraqet para një audience të caktuar, përmes së paku një forme të komunikimit çështjet thelbësore të ngritura në këtë pjesë. Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta duke përdorur forma të ndryshme të komunikimi me gojë, me shkrim, film dokumentar, krijim, letrar etj.)

◎ Kompetenca e të menduarit (Bën hulumtim në mënyrë të pavarur për një çështje të caktuar, pra, për jetën në fshat. Interviston ndonjë të moshuar. Përpunon në mënyrë kritike informatat e mbledhura nga burime të ndryshme për ndonjë temë të ndjeshme në shoqëri, formon qëndrim kritik dhe e paraqet atë gjatë një debati me moshatarë dhe me të tjerë për çështjen e ngritur, ‘për’ ose ‘kundër’)

◎ Kompetenca personale (Diskuton në grup për mënyrat e bashkëpunimit me të tjerët për të zgjidhur një situatë të re mësimore.)

◎ Kompeteca qytetare (Prezanton mënyrën e funksionimit të mjedisit shoqëror në nivel lokal dhe me gjerë, si dhe me shembuj konkret tregon kontributin e vet në ruajtjen dhe trashëgimisë kulutore).

Rezultatet e të nxënit

⦿ Identifikon tematikën që trajtohet në këtë vepër;

⦿ Analizon fatin e plakut shqiptar që lidhet me historinë e fshatit;

⦿ Diskuton për raportet mes gjeneratave.

DokuLab
Kapllan

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Kapllan
Kapllan

Pikat e diskutimit

  1. Çka duhet të bëjmë që t`i ruajmë traditat tona?
  2. Si t'a ruajmë të kaluarën tonë?
  3. Raportet familjare dikur dhe sot


Aktivitetet

Pjesa Hyrëse: Stuhi mendimesh (5 min).

Bashkëbisedojmë me nxënës për raportet familjare, jetën në fshat dhe lidhjen e jetës shqiptare me të kaluarën tonë. Tregojnë ndonjë moment kur kanë vizituar ndonjë fshat të tillë, ose ndonjë të moshuar.

Pjesa Kryesore: Shikimi i filmit “Kapllan“ (10 min).

Nxënësve u kërkohet që gjatë prezantimit të filmit “Kapllan” të mbajnë ndonjë shënim, ndonjë fjalë dhe pas mbarimit të filmit të diskutojnë për të.

Rrjeti i Diskutimit dhe stuhi mendimesh (20 min).

Pas mbarimit të filmit nxënësve u shpërndahen fletë me fragmentin ”Babazoti” nga vepra e Ismail Kadaresë “Kronikë në Gur”, në të cilin fragment trajtohet fati i plakut Babazot, që lidhet me historinë e fshatit shqiptar. Pastaj bashkëbisedojnë për pikat e diskutimit që janë të parapara më lartë, (shënohen në tabelë). 1. Çka duhet të bëjmë që t`i ruajmë traditat tona? 2. Si t'a ruajmë të kaluarën tonë? 3. Raportet familjare dikur dhe sot.

Pjesa përfundimtare: Bashkëbisedim (5 min).

Pyeten nxënësit nëse kanë diçka për të diskutuar për jetën dikur dhe sot. Bashkëbisedojmë për shprehjen “Më mirë vonë se kurrë”

Vlerësimi.

Përgjatë kësaj ore mësimi, bëjmë vlerësim të vazhdueshëm me gojë për përparimin e nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Këtë vlerësim mund ta shoqërojmë edhe me shënime specifike për nivelet e të nxënit sipas rastit, pra mund të vendosi edhe notë në tabelarët për vlerësim.

Detyrë shtëpie.

1. Përshkruaje ndonjë fshat të braktisur. 2. Intervistë me një të moshuar.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.