Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Familja, martesa, seksualiteti dhe gjinia

Filmi

Ka një mot


Lënda

Sociologji


Përgatitur nga

Jehona Luma - Reçica, SH. M. "Ulpiana" - Lipjan

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Education 4 Equality" nga projekti i mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Familja, martesa, seksualiteti dhe gjinia
Ka një mot

Përshkrimi i filmit

Ky rrëfim shqyrton ndërtimin gjinor brenda raporteve të dhunës në familje nga ana e burrave. Dhuna në familje është konsideruar si një plagë e vjetër e shoqërisë, shpesh herë ende e pambyllur, e cila i ka rezistuar zhvillimit që shoqëria ka bërë në mbarë botën. Në realitetin e padëshiruar është e pashmangshme që çdo ditë të mos shënojë një tjetër viktimë, femër, nënë, bashkëshorte apo motër!

Shumë vajza të reja presin me padurim të rriten dhe një ditë të krijojnë familjen e ëndrrave të tyre. Familja ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në shoqërinë dhe
kulturën shqiptare. Por, ndërkohë që mbetet një ndër vlerat më të mëdha, ajo në të njëjtën kohë mund të kthehet në makth për shumë gra. Dokumentari “Ka një mot” rrëfen tmerrin dhe torturë të cilin e përjeton një grua nga bashkëshorti i saj.

Në mungesë të familje konkretisht babait dhe vëllait ajo ishte e pa mbrojtur gjë të cilën viktima u bë objekt i dhunë së papërshkrueshme fizike, emocionale dhe seksuale…

Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është një fenomen i ri te ne. Ajo ka rrënjë të thella në traditat dhe zakonet patriarkale të cilat i kanë dhënë formën shoqërisë prej kohësh,
përfshirë identitetet dhe rolet e ngurta gjinore, dhunuesit patriarkalë, respektimin e sistemit të nderit dhe turpit, zakonet e urdhrave hierarkike brenda familjes dhe kontrollin midis brezave në familje.

Njësia mësimore

—Familja, Martesa, Seksualiteti dhe Gjinia

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi;
—Jeta dhe Puna.

Përshtatshëm për

Shkalla V, VII;
Klasa XI, XII

Kompetencat

◎ Kompetenca e të menduarit (Vlerësimi dhe vetëvlerësimi. Zgjidhja e problemeve)

◎ Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis (Zotërim i aftësive për menaxhim të konfikteve dhe vlerësim të rreziqeve. Ndërmarrje e veprimeve të pavarura dhe të përgjegjshme. Angazhim për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit)

◎ Kompetenca personale (Dëshmim i aftësive për të bërë jetë të shëndoshë. Bërja e zgjedhjeve të përgjegjshme për shëndetin personal)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Aftësim për mësim gjatë gjithë jetës;

⦿ Përgjegjësia ndaj vetës dhe të tjerëve;

⦿ Respektimi i të drejtave të njeriut.

DokuLab
Ka një mot

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Ka një mot
Ka një mot

Pikat e diskutimit

  1. Si e përceptoni dhunën në këtë film?
  2. A është dhuna pasojë e martesave të hershme?
  3. Patriarkaliteti - dominant në familje dhe shoqëri?
  4. Sa gjejnë përkrahje dhe mbështejte viktimat e dhunës në shoqëri?
  5. Shkurorëzimi a është shpëtim i viktimave të dhunës?
  6. Çfarë roli luajn në jetën e viktimës qendrat strehimore?


Aktivitetet

Evokim – Brainstorming (Stuhi mendimesh)

Në fillim të orës mësimore pyesim nxënësit se çfarë njohurie kanë për anët e errëta të jetës familjare. Bëjmë një hyrje të shkurtër dhe shkëmbejmë pyetje dhe përgjigje rreth asaj se çka kemi në fokus. Më pas shikojmë filmin.

Reflektim – Rrjeti i diskutimit

Pas përfundimit të filmit marrim mendimet e përgjithshme për filmin, më pastaj së bashku konkludojnë rolin, rëndësinë e ndërtimit të familjes, konteksti i Kosovës në përhapjen dhe luftën kundër dhunës, të drejtën e divorcit si institucion i së drejtës famijare, po ashtu si do të jetë e ardhmja e familjes në dekadat e ardhshme.

Reflektim - Diskutim në çift dhe grup

Pasi përcaktohemi për pikat e diskutimit i ndajmë nxënsitë në kater grupe ku diskutohet. Grupi i parë do të ketë pikën e diskutimit: Mbrojtja e familjes (Babë, vëlla etj) në parandalimin e dhunës? Grupi i dytë do të ketë pikën e diskutimit: Mungesa shkollimit, pasojë e dhunës në familje dhe shoqëri? Grupi i tretë do të ketë pikën e diskutimit: A konsiderohet shkurorëzimi si problem social apo si e drejtë e individëve për të përfunduar një martesë që nuk funksionon? Grupi i katërt do të ketë pikën e diskutimit: Rëndësia e qendrave strehimore në vendin tonë?

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.