Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Të ndryshëm, por të barabartë

Filmi

I fshehur mes jush


Lënda

Edukatë Qytetare


Përgatitur nga

Merita Shala, SH. M. "Ahmet Gashi" Prishtinë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Të ndryshëm, por të barabartë
I fshehur mes jush

Përshkrimi i filmit

“Nuk je vetëm” - Adoleshenti 19-vjeçar nëpërmjet filmit dokumentar “I fshehur mes jush” (Hidden among you) shpalos historinë e tij rreth orientimit të tij seksual. Meqenëse familjet tradicionale janë më konzervatore dhe konteksti socio-kulturor dhe historik në Kosovë ka kaluar nëpër periudha të vështira, siç është edhe lufta e fundit. Jo rrallë herë shoqëria nuk i ka pranuar ndryshimet e tilla që ndodhin dhe sidomos personat me orientim ndryshe seksual nuk kanë gjetur përkrahje dhe siguri. Këtë e vërejmë edhe në filmin dokumentar “I fshehur mes jush” me anë të të cilit kuptojmë se gjatë viteve të adoleshencës, ndjenjat seksuale zgjohen në mënyra të reja për shkak të ndryshimeve fizike dhe hormonale në pubertet. Këto ndryshime përfshijnë trupin dhe mendjen dhe adoleshentët mund të vrasin mendjen për mënyrën e re dhe intensive të përjetimit të ndenjave seksuale.

Adoleshentët shpesh kanë mendime dhe dyshime, duke qenë konfuzë mbi seksualitetin e tyre. Këto ndjenja na paraqiten përmes historisë së tregimit të adoleshentit në këtë film dokumentar, që përshkruhen si ndjenja të forta dhe shqetësuese. Frika nga paragjykimi, personazhin e ka detyruar që të mbajë sekret orientimin e tij seksual pa marrë parasysh që familja dhe miqtë e mbështesin. Histori të ndryshme na tregojnë se disa adoleshentë homoseksual pa mbështetje mund të jenë më të ekspozuar ndaj rrezikut sesa heteroseksualët, sepse ata lënë shkollën, jetojnë në rrugë, përdorin alkool dhe drogë dhe disa tentojnë edhe t’i bëjnë keq vetës.

Edhe pse ndjenjat seksuale dhe sjellja janë shumë të rëndësishmë për mbijetësen tonë, ende ka pikëpyetje që nuk gjejnë përgjigje në lidhje me seksualitetin tonë. Detyrë e secilës shoqëri është krijimi i një ambienti të favorshëm dhe të pranueshëm për secilin person pavarësisht orientimit të tyre seksual, të pranohet diversiteti si një pasuri në shoqëri. “Kam pasë shumë raste që e kam ndi vetën shumë keq, po ka qenë një rast ku e kom mendu vetëvrasjen si alternativë, ose e kam pyetur veten se “A ja vlenë me jetu a jo?” në një shoqëri shumë homofobike dhe konservatore”.  STOP diskriminimit të adoleshentëve për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Njësia mësimore

—Të ndryshëm, por të barabartë

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën kurrikulare 5 dhe 6;,
Klasat: XI dhe XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv

◎ Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ

◎ Kompetenca e të nxënit - Nxënës i suksesshëm

Rezultatet e të nxënit

⦿ Diskuton, shpreh mendimin e vet dhe parashtron argumente per diversitetin, gjithëpërfshirjen dhe orientimin seksual;

⦿ Dëgjon dhe shikon filmin dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth temës, problemet, duke bërë pyetje, komente, sqarime dhe propozime;

⦿ Bashkëvepron në mënyrë aktive, vlerëson dhe tregon vetëbesim në marrjen e vendimeve duke ndarë eksperiencat dhe respekton mendimet e tjerëve;

⦿ Analizon në mënyrë kritike shkaqet dhe pasojat e ngjarjeve, dukurive dhe proceseve të ndryshme në shoqëri dhe shprehë opinionet personale për ndikimet e tyre.

DokuLab
I fshehur mes jush

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
I fshehur mes jush
I fshehur mes jush

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë është gjithëpërfshirja dhe diversiteti?
  2. Në çfarë aspekti jemi të barabartë dhe të ndryshëm me të tjerët?
  3. Çfarë kuptojmë me stereotipe dhe ku gjenden zakonisht ato?
  4. Si krijohen paragjykimet dhe diskriminimi?
  5. Cilat janë rolet gjinore dhe sa jemi të vetedijshëm ne për to?
  6. Orientimi seksual dhe a e zgjedhin njerëzit vet orientimin e tyre?
  7. Çfarë opinioni kanë nxënësit lidhur me personat LGBT dhe sa janë të pranueshëm për ta dhe a bisedojnë me mësuesit/ prindërit për këtë cështje?
  8. Çfarë mund të bëhet kundër paragjykimeve dhe diskriminimit të homoseksualëve dhe biseksualëvë?
  9. Cilat janë efektet psiko-sociale që individët përjetojnë nëse janë të detyruar të marrin parasysh rolet gjinore dhe kontekstin socio-kulturor në Kosovë?
  10. Çka do të thotë të jesh gay për adoleshentët?
  11. Stigmatizimi
  12. Sa të hapur janë adoleshentët për të folur për orientimin e tyre seksual apo identitetin gjinor në shkollë


Aktivitetet

Evokim: Parashikimi, stuhi mendimi dhe bashkëbisedim

Në fillim të orës mësimore bëhët kontrollimi i detyrave të shtëpisë dhe motivohen nxënësit për përgjigjet e tyre. Punohet me situatën në libër ose sjellim shembuj nga jeta e tyre: -Çfarë ka të përbashkët Kledi ose personazhet që ata sjellin nga jeta e reale? -Ku ndryshon Kledi prej të tjerëve?

Realizim: Ndërtimi i njohurimve: Shpjegim, shikim i filmit

Mësuesi/ ja shpjegon për disa minuta thelbin e mësimit, me histori nga jeta reale. Diversiteti është një fakt social, që dallon njerëzit dhe grupet nga njëri-tjetri në etni, përkatësi gjinore, moshë, kombësi, aftësi ndryshe, arsimim, besim fetar etj. Gjithëpërfshirja lidhet me vlerësimin, respektin dhe mbështetjen për cdo anëtar të shoqërisë. Termi orientim seksual i referohet gjinisë (mashkull ose femër) të personit që na tërheq. Ka disa tipe orientimesh seksuale që janë edhe më të zakonshmit: Heteroseksual, Homoseksual, Biseksual. Shikim i orientuar i filmit dhe analizë: Nxënësit shikojnë filmin dhe analizojnë pjesët kryesore si dhe reflektojnë rreth përmbajtjes së tij. Gjithashtu ata mund të sjellin përvoja nga jeta e tyre dhe të diskutojnë rreth tyre.

Reflektim: Pyetja sjell pyetjen

Mësimdhënësi nxit diskutimin mes nxënësve nëpërmjet pyetjeve: Çfarë opinioni keni lidhur me personat LGBT dhe sa janë të pranueshëm për ju dhe a bisedoni me mësuesit/ prindërit për këtë çështje? -Cilat janë efektet psiko-sociale që individët përjetojnë nëse janë të detyruar të marrin parasysh rolet gjinore dhe kontekstin socio-kulturor në Kosovë? -A duhet ndaluar me ligj të qenit LGBT?

Veprimtari në shtëpi:

A duhet t’i gjykojmë njerëzit bazuar në orientimin e tyre seksaul apo aftësitë ndryshe në përgjithësi? Pse?

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Filmat tjerë që korespondojnë me këtë temë dhe të cilat mund të përdoren për trajtimin e temave të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm janë:

Kosovatrans
Burrë

Lexo më shumë për këtë temë në:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.