Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Gjyshi im

Filmi

Gjyshi im


Lënda

GJUHË ANGLEZE


Përgatitur nga

Edita Thaqi, Bondsteel

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Gjyshi im
Gjyshi im

Përshkrimi i filmit

“Gjyshi im” është film dokumentar i realizuar nga regjisorja Hena Krasniqi që ka si synim të shfaq përjetimet e nxënësve shqiptar gjatë viteve të 90-ta, në Kosovë për shkak të mospranimit të kurrikules mësimore serbe, në shkolla të Kosovës.

Si rrjedhojë, shumë qytetar vullnetarisht kontribuuan në krijimin dhe improvizimin e shkollave - shtëpi në ambiente të ndryshme shtëpiake. Në mesin e tyre ishte edhe gjyshi im, i cili mori iniciativën të ndërtonte banka të reja me shumë qytetarë të tjerë në mënyrë që unë dhe bashkëmoshatarët e mi të shkolloheshim në atë periudhë.

Njësia mësimore

—Talking about the past (Past Simple - Koha e kryer e thjeshtë)

Fushat e kurrikules

—Gjuhë dhe komunikim

Përshtatshëm për

Grupmoshat 16+ (Niveli B1)

Kompetencat

Kompetencat e fushës: 1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme, 2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar,  3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare, 4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale, 5. Përdorimi i drejtë i gjuhës.
Kompetencat kyçe: 1. Komunikimi dhe të shprehurit, 2. Të menduarit, 3. Të mësuarit për të nxënë, 4. Kompetenca për jetën, 5. Kompetenca qytetare, 6. Kompetenca personale, 7. Kompetenca digjitale.

Rezultatet e të nxënit

◉ Pasurimi i fjalorit në gjuhën angleze;
◉ Përmirësimi i të folurit dhe të komunikuarit në gjuhën angleze;
◉ Njohja e nxënësve me kohën e kryer të thjeshtë;
◉ Dallimi dhe analiza e karakteristikave themelore të kohës së kryer të thjeshtë.

GJUHË ANGLEZE
DokuLab
Gjyshi im

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

GJUHË ANGLEZE
DokuLab
Gjyshi im
Gjyshi im

Pikat e diskutimit

  1. Përshtypja e nxënësve refugjatë rreth filmit dokumentar.
  2. Lufta në Kosovë dhe Afganistan.
  3. Shkëmbimi i përvojave dhe përjetimeve të luftës në gjuhën angleze.
  4. Reflektim rreth mesazhit të filmit dokumentar.


Aktivitetet

1.

Përkthimi i fjalëve të panjohura të përdorura në filmin dokumentar.

2.

Krijimi i fjalive të reja duke përdorur fjalët e sapo mësuara.

3.

Angazhimi i nxënësve në shkruarjen e një eseje në gjuhën angleze me temën "Pasojat e luftës në Afganistan" (Effects of War in Afghanistan).

Vlerësimi:

◼ Testim i saktësisë në të folur, fjalorit dhe rrjedhshmërisë në të folur gjatë diskutimit mbi temën e lartpërmendur gjatë orës mësimore; ◼ Testimi i të shkruarit dhe sintaksës në ese.

GJUHË ANGLEZE
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s