Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi EXIT paraqet histori interesante rreth pikëpamjeve të ndryshme lidhur me lëvizjet radikale në Gjermani, Norvegji, Danimarkë e vende tjera, si dhe ndikimin e propagandës në shoqëri. Bashkimi në lëvizje ekstremiste të krahut të djathtë, neo-nazistëve, grupeve militante fashiste, grupit islamik të armatosur, për shumë adoleshent dhe të rinjë ka qenë strehë dhe vend për të shprehur ekstremizëm të dhunshëm përmes veprimeve të tyre sa mizore po aq të frikshme dhe të turpshme.
Manipulimi dhe ndikimi nga këto grupe kishte përfshirje të madhe sidomos tekmoshat 13-16 vjeç, grup moshë kur kriza e personalitetit dhe krijimi i identitetit është sfidë, dhe se çfarë ndodhë kur një person i ri i bashkangjitet një lëvizjeje radikaliste/ekstremiste dhe frymëzimi që marrin për tu larguar nga lëvizjet duke kërkuar ndihmë përmes programeve të ndryshme.
Në këtë rast një rol të madh ka luajtur propaganda dhe bindja e fuqishme që përfaqësonin këto grupe përmes ideologjive të ndryshme. Për grupmoshat e reja ka qenë e lehtë të bëhet pjesë e këtyre grupeve, mirëpo largimi nga to ishte shumë i vështirë sepse duhej guxim i madh për tu përballur me pasojat pas daljes nga grupi. Për shumë kë qëndrimi në lëvizje ka lënë shumë pasoja. Kërcënime të vazhdueshme, frikë, pasiguri dhe kthimi në normalitet është pothuajse i pa mundur. Shumë nga ish anëtarët e lëvizjeve përjetojnë ankth, depression, ndjenjë të fajit, tortura psiqike dhe e kanë vështirë të gjejnë paqe dhe ta falin veten për veprimet e bëra. Mirëpo në anën tjetër ka nga ata që janë integruar mirë në shoqëri dhe vazhdojnë të avokojnë dhe ndikojnë lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.
Filmi dokumentar fillon me rrëfimin e një adoleshenteje 16 vjeçare e cila i’u bashkua lëvizjes ekstremiste të krahut të djathtë dhe se si propaganda kishte shumë ndikim dhë rëndësi në atë periudhë. Sipas saj përmendja e ekstremizmit të dhunshëm apo sulmet terroriste për shumë kë ka pasoja, sepse ngjallë frikë dhe trishtim sidomos për ish anëtarët e lëvizjeve radikale. Qëndrimi në lëvizje dhe guximi për ta lënë atë është një sfidë shumë e madhe, andaj shumë anëtar janë ballafaquar me frikën për të ikur nga lëvizja dhe kthimin e tyre në jetën normale. Të qenurit pjesë e një grupi të krahut të djathtë për shumë anëtar të lëvizjeve ka qenë shumë i turpshëm dhe veprimet që kryenin ata ishin mizore, ndejnja e superioritetit, lëndimi i njerëzve tjerë, dhuna e shprehur ishin vërtetë turpëruese.
Në këtë film dokumentar disa protagonist tregojnë eksperiencat e tyre për mënyrat se si janë çasur në lëvizjet radikale, si ka qenë qëndrimi dhe mbijetesa shumë vjeçare në lëvizje si dhe përjetim apo pasojat që kanë përjetuar pasi që kanë braktisur lëvizjen. Shumica e kanë të përbashkëtën duke thënë se një individi i duhet shumë kohë për të tejkaluar problemet, të bëhet paqe me to dhe se çdo ditë është luftë.
Filmi dokumentar si një instrument për përmirësimin e procesit të mësimdhënies, si dhe zhvillimin e të menduarit kritik tek nxënësit trajton tema të ndryshme që evokojnë fenomene të ndryshme sociale.
—Shoqëria dhe Mjedisi,
—Jeta dhe Puna.
Shkallën Kurrikulare 5 dhe 6, klasa XI, XII.
◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (komunikon dhe gjykon në mënyrë të shëndoshë);
◎ Kompetenca e të menduarit (zhvillimi i të menduarit kritik, pasurimi me njohuri të reja);
◎ Kompeteca qytetare (promovimi i vlerave demokratike dhe qytetare);
◎ Kompetenca personale (zhvillimi i identitetit personal, njohja dhe respektimi i diversitetit);
⦿ Promovimi i vlerave demokratike, kulturore dhe qytetare;
⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës;
⦿ Zhvillimi i identitetit personal dhe njohja dhe respektimi i identiteteve dhe përkatësive të ndryshme sociale, etnike, gjinore, fetare, seksuale, racore, kulturore etj.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, dhe përfundimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.
Shikoni Filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe ti kuptojnë më mirë të njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që të mendojnë dhe tregojnë se çafrë dijn ë lidhur me ideologjitë, nacionalizmin, lëvizjet, organizatat dhe shtrirjen e tyre në vende të ndryshme të botës, ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin etj.
Nxënësit ndahen në grupe Analizojnë dhe diskutojnë lidhur me përjetimet e tyre gjatë shfaqjes së filmit dokumentar. Secili grup ka për detyrë që të analizoj nga një perzonash dhe të kuptoj motivet/shkaktarët që kanë ndikuar që të bashkohen në organizata/lëvizje dhe efektet/pasojat e krijuara gjatë dhe pas kohës së të qenit pjesë e grupit apo lëvizjes, gjendja psiko-sociale e tyre brenda dhe jashtë grupit, etj. Gjithashtu grupet hulumtojnë rreth personazheve dhe kuptojnë se cilat kanë qenë burimet dhe format e manifestimit të nacionalizmit të secilit personazh që paraqitet në film dokumentar, besimin e tyre në ideologjinë e shprehur përmes identifikimit të tyre në lëvizjen e caktuar, rolin e propagandës, si dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Nxënësve u ipet si detyrë klase/shtëpie një tabelë e thjeshtë, ku në anën e majtë zgjedhin ndonjërën prej emocioneve/qëndrimeve apo gjendjeve shpirtërore që ndjejnë pas shikimit të filmit, ndërsa në anën e djathtë të tabelës japin arsyet pse e kanë zgjedhur. Gjendje/emocione/qëndrime për anën e majtë të tabelës: inspirim, kurajo, dhimbje, shpresë, shqetësim, kërcënime, turp, dhunë, fajtor, kontrollë, guxim, dashuri, mirësi, paqe, frikë, falje, depresion, vetmi, sfidë, ankth.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor. Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.
Filmat tjerë që korespondojnë me këtë temë dhe të cilat mund të përdoren për trajtimin e temave të Radikalizimit janë:
Anonymous
Of Fathers and Sons
Whose Flag is it?
The Act of Killing
Leaving the Cult
Lexo më shumë në këtë temë: PARANDALIMI I EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM NË KOSOVË
Preventing Violent Extremism
Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.