Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Kujdesi ndaj përdorimit të teknologjisë informative nga njeriu

Filmi

Devolucion


Lënda

TIK


Përgatitur nga

Litvane Spahija, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Kujdesi ndaj përdorimit të teknologjisë informative nga njeriu
Devolucion

Përshkrimi i filmit

Një shpirt i zbrazët është fotografuar përmes syve të Lorisit dhe botës së jashtme. Një nëntë vjeçar portretizon monotoninë e një jete të vazhdueshme pas një ekrani. Armët, dhuna që ai dëshmon gjatë ditës padyshim se po e prek atë në shëndetin mendor dhe fizik. Trashja, lidhja shoqërore, depresioni, vazhdimisht po rriten tek ai. Sidoqoftë, kur ai futet në stërvitjen e futbollit gjithçka ndryshon. Gjithçka bëhet reale. Por, rutina e tërheq atë përsëri në boshllëk.

Në ballafaqim me këtë botë përfshihen edhe varësia dhe sjelljet anti sociale. Në çdo moment të rinjtë dhe fëmijët janë të preokupuar me teknologjinë. Lojërat kompjuterike ndryshe i bëjnë të rinjtë, fëmijët aq të varur sa që nuk munden lehtë të dominojnë këtë varësi pa ndihmen e prindit apo përsonave përgjegjës.

Filmin ua shfaqi nxënësve me qëllim që ata të analizojnë sjelljet e tyre duke i krahasuar me sjelljet e personazhit të filmit Lorisit. Arsye kryesore është që të këshillohen se si duhet të vetëdijësohen, menaxhojnë kohën e përdorimit të video lojërave dhe lojërave kompjuterike në internet.

Njësia mësimore

—Kujdesi ndaj përdorimit të teknologjisë informative nga njeriu

Fushat e kurrikulës

—Jeta dhe puna

Përshtatshëm për

Shkalla V; Klasa: X, XI

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit – Komunikues efektiv (Përdor në mënyrë efektive programet e TIK-ut gjatë procesit të nxënies (duke përfshirë edhe të nxënit në distancë), kryerjes së detyrave në një fushë të caktuar mësimore dhe prezantimit për auidiencave të ndryshme)
◎ Kompetenca e të menduarit   - (1. Prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh., temë nga shkenca, kultura, arti, sporti, shëndetësia, shoqëria, mjedisi etj.; 2. Krahason të paktën tri burime të ndryshme të informimit për trajtimin e temës së njëjtë, argumenton saktësinë, rrethanat, gjen ngjashmëritë dhe dallimet, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara më parë, i prezanton gjetjet kryesore para të tjerëve në forma të ndryshme shprehëse, duke përdorur teknologjinë informative)
◎ Kompetenca e të nxënit – Nxënës i suksesshëm (6. Shfrytëzon në mënyrë të pavarur dhe efektive teknologjinë informative dhe burime të tjera të informimit për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat më pas i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve përmes TIK-ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;
⦿ Aftësimi për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;
⦿ Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe përdorimi i teknologjisë për zhvillim të qëndrueshëm;
⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.

DokuLab
Devolucion

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Devolucion
Devolucion

Pikat e diskutimit

  1. Çka dini për paisjet teknologjike, spektrin e përdorimit të tyre?
  2. A kemi siguri dhe privatësi sa jemi duke blerë online apo duke luajtur lojëra kompjuterike online?
  3. Si ndikon përdorimi i paisjeve teknologjike në shëndetin e njeriut?
  4. Si ndikon përdorimi i tepruar i paisjeve teknologjike në të pamurit?
  5. A ka ndikim përdorimi i tepruar i paisjeve teknologjike në demtimin e boshtit kurrizor, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë pasi dihet që janë në zhvillim?
  6. Çka mendoni rreth sjelljes asociale, sjelljes agresive të përdoruesve të internetit dhe lojërave kompjuterike brenda dhe jashtë familjes, në shoqëri. Mendoni që këto sjellje janë rezultat i përdorimit të pakontrolluar të internetit?
  7. A mendoni që përdorimi i paisjeve teknologjike të avansuara në industri të ndryshme, ndikon edhe në zvogëlimin e vendeve të punës?
  8. Një fëmijë nësë luan vazhdimisht lojëra kompjuterike në internet, mendoni që mundet në mësime të jetë shumë i koncentruar?
  9. Çka mund të bëjmë që të evitojmë në masë të madhe ndikimet negative gjatë përdorimit të teknollogjisë informative?


Aktivitetet

Evokim - Stuhi mendimesh, Brainstorming

Nxënësve ju bëhet pyetja se çka dinë rreth temës: -Përdorimi i paisjeve teknologjike në ditët e sotme; -Për çka i përdorim më tepër dhe sa i përdorim?; Nxënësit inkuadrohen në diskutim rreth çështjes së shtruar nga mësimdhenësi/ja, duke u shprehur nga aspekti i praktikës së tyre.

Rrjeti i Diskutimit (20 min.)

Pas mbarimit të filmit nxënësve u kërkohet të shfletojnë librin në njësinë mësimore “Kujdesi ndaj përdorimit të teknollogjisë informative nga njeriu” dhe pastaj diskutojnë për pikat e diskutimit që janë të parapara më lartë, duke ju referuar filmit të shfaqur “Devolucion”.

Reflektim: Diskutim (5 min)

Duke reflektuar rreth njohurive të përfituara gjatë kësaj ore mësimore, mësimdhënësi nxit në klasë një diskutim, ku pyeten nxënësit nëse kanë diçka për të diskutuar për sjelljen e tyre si përdorues të paisjeve të ndryshme të teknologjisë informative duke filluar nga kompjuteri, tabletët, telefonët e mençur e tjera paisje. Diskutohet rreth përdorimit të softverëve për lojëra komjuterike, përparësive dhe mangësive. Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë mendimet e tyre duke sjellë shembuj konkretë nga jeta e përditshme dhe nga njohuritë e tyre si përdorues aktual të paisjeve teknologjike se si duhet të menaxhojnë kohen e tyre sa më racionalisht ashtu që mos të kalon në varshmëri totale nga nga kjo lloj “droge” e shekullit 21.

Vlerësim

Gjatë kësaj ore mësimore, bëj vlerësim të vazhdueshëm për përparimin e nxënësve, vlerësim me listë kontrolli me qëllim të identifikimit të njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Këtë vlerësim mund ta shoqërojmë edhe me shënime specifike për nivelet e të nxënit sipas rastit: -Buletini i pjesëmarrjes; -Vlerësim i portfolios së nxënësit.

Detyrë

Hulumtim - Të hulumtohet në internet rreth temës “Kujdesi ndaj përdorimit të teknologjisë informative nga njeriu”. Informacionet të grumbullohen dhe të sistemohen në softverin për prezentim, MS Officce Power Point. Informacionet e grumbulluara të hulumtimit dhe të sistemuara në një prezentim të dërgohen në postën elektronike për t’u plotësuar portfolio elektronike e nxënësit. -Vlerësim i portfolios elektronike të nxënësit.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.