Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Raportet Familjare

Filmi

Çika


Lënda

Gjuhë Shqipe


Përgatitur nga

Nuhi Kuçi, SH. M. "Skënderbeu" Kaçanik

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Raportet Familjare
Çika

Përshkrimi i filmit

Çika është film për lidhjen e një vajze me babain e saj. Ajo provon t’a përmirësoj atë në disa mënyra dhe më pas vendosë t’i bëj atij një befasi.

Ky film dokumentar lidhet me disa njësi mësimore të lëndës së letërsisë shqipe. Në shumë njësi të letërsisë përmenden raportet familjare, andaj edhe te filmi “Çika” trajtohen këto raporte ndërmjet një vajze dhe prindit të saj. Vajza këkon ti rregulloj raportet me babain e saj dhe për këtë bënë shumë përpjekje, madje duke i organizuar atij edhe një befasi.

Njësia mësimore

—Letërsi botërore,
—Raportet Familjare,
—Barazia gjinore

Fushat e kurrikulës

—Gjuhët dhe Komunikimi,
—Jeta dhe Puna,
—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën V dhe VI të Kurrikulës së Kosovës,
Klasa XI dhe XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit (1. Ritregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar nga mjetet auditive, audiovizuale apo nga mësimdhënësi, 2. Shpreh për 3-5 minuta para moshatarëve dhe të tjerëve përjetimet dhe emocionet që e kanë shoqëruar gjatë shikimit të filmit “Çika”)

◎ Kompetenca e të menduarit (Parashtron pyetje dhe u përgjigjet pyetjeve për temën/problemin e dhënë në njërën nga format e të shprehurit)

◎ Kompetenca personale (Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitet në klasë/shkollë apo jashtë saj)

◎ Kompeteca qytetare (Identifkon vlera shoqërore që kultivohen në klasë, në shkollë apo në familje si, p.sh. besimin e ndërsjellë, tolerancën, solidaritetin, respektin ndaj familjes, mirësjelljen ndaj të tjerëve, etj.)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Njeh subjektin e romanit,

⦿ Përcakton temën dhe idenë e tij,

⦿ Dallon strukturën dhe elemente të stilit,

⦿ Analizon personazhet, marrëdhëniet ndërmjet tyre, mjedisin, rolin dhe funksionin e tyre.

DokuLab
Çika

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, dhe përfundimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.

Shikoni Filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre.  Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe ti kuptojnë më mirë të njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Çika
Çika

Pikat e diskutimit

  1. Raportet familjare dikur dhe sot
  2. Cilat janë disa faktorë që kanë ndikuar në raportet familjare?
  3. Roli i prindit në edukimin e fëmijës


Aktivitetet

Evokimi: Rrjeti i Diskutimit (5 min)

Diskutohet me nxënës për raportet familjare Japin disa shembuj për respektimin e prindërve dhe kujdesin ndaj tyre.

Realizim kuptimi: Shikimi i filmit (10 min)

Nxënësve u kërkohet që gjatë prezantimit të filmit “Çika” të mbajnë shënime dhe pas mbarimit të filmit të diskutojnë për to.

Rrjeti i Diskutimit dhe stuhi mendimesh (20 min)

Pas mbarimit të filmit nxënësve u shpërndahen fletë me një fragment nga vepra e Balzakut “Xha Gorio “ dhe pastaj diskutojnë për pikat e diskutimit që janë të parapara më lartë, (shënohen në tabelë). - Raportet familjare dikur dhe sot - Cilat janë disa faktorë që kanë ndikuar raportet familjare - Roli i prindit në edukimin e fëmijës.

Reflektim (5 min)

Pyeten nxënësit nëse kanë diçka për të diskutuar për raportet familjare sot Japin ndonjë këshillë për respektimin e prindërve dhe fëmijëve.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor. Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.