Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Ky film dokumentar trajton temën e të qenurit burrë ku diskutohen të gjitha premisat se çka e bënë të fuqishëm një djalë që të duket më burrëror sipas mentalitetit tonë shoqëror. Pothujase në të gjitha shoqëritë, individët apo grupet shoqërore janë të prirura me perceptime të ndryshme qoftë për vajzat apo për djemtë. Vajzat apo gratë përceptohen fizikisht më të dobëta në krahasim me djemtë apo burrat dhe poashtu ndjenjave emocionale u japin kahje gjinore, që don të thotë që vetë shoqëria është ajo që na përcakton pothuajse çdo emocion tonin si dhe në disa raste na bënë të veprojmë sipas përceptimeve që ata kanë për rolet tona në jetë.
Nga ky film nxënësit do të kenë mundësi të shohin guximin e një djaloshi të ri në moshë për të ndjekur dhe realizuar ëndrrën e tij, të bëhet balerin. Përkundër faktit që ai vazhdimisht paragjykohet, ngacmohet nga shoqëria për përzgjedhjen e profesionit që ka bërë dhe madje e humbet totalisht vetëbesimin, dashuria e madhe për baletin dhe ndodhitë e fundit përkundrazi i ndihmojnë pozitivisht që ai të mos dorëzohet nga të ushtruarit e ëndrrës së tij.
Në anën tjetër në film kemi një perzonash tjerët ku rrëfen disa nga përceptimit që shoqëria i bënë karshi burrave për gratë. Ai thotë se burri nuk guxon të shpreh emocionet e tij sepse në qoftë se qanë do të përqeshet si “grua” nga shoqëria jonë, don të thotë se ai sprovohet me qenë i dobët sepse po i shpreh emocionet që ka për një çështje të caktuar. Madje edhe ndjenjën e gëzimit apo hidhërimit nuk duhet ta shpreh haptas, pra vetë shoqëria e detyron t’i shtyp ndjenjat e tij vetëm për t’u shfaqur burrë. shoqëria na e përcakton se çka duhet lejuar apo vepruar për çdo gjë që ka të bëjë me veprimet që duam t’i bëjmë në jetë.
Me një fjalë burri duhet githësesi të jetë i fortë për t’u pranuar si burrë për së vërteti, përndryshe ai mund të merr edhe epitete të lloj llojshme. Sipas tij burrat janë të prirur të ushtrojnë dhunë qoftë psiqike apo fizike, ndërsa gratë janë qenie që ofrojnë vetëm dashuri ngaqë janë fiziksht dhe emocionalisht më të dobëta se burrat. Mund të themi se rregullat e pa shkruara që shoqëria i përcakton se si duhet të veprojmë në jetërat tona, mbesin vetëm perceptime dhe asgjë më shumë.
—Rëndësia e multikulturalizmit në shoqëri (kl. XI)
—Gjinia dhe rolet shoqërore (kl. IX)
—Gjinia dhe pushteti (kl. IX)
—Stereotipat dhe paragjykimet (kl. VIII)
—Shoqëria dhe mjedisi.
Shkallën 4, 5,
Klasat VIII, IX, XII
◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit;
◎ Kompetenca e të menduarit,
◎ Kompetenca për jetë, punë dhe mjedis;
◎ Kompetenca qytetare.
⦿ Aftësim për mësim gjatë gjithë jetës;
⦿ Përgjegjësia ndaj vetës dhe të tjerëve;
⦿ Respektimi i të drejtave të njeriut;
⦿ Evitimi i paragjykime në baza gjinore dhe profesionale.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me nxënësit. Ky proces ndihmon nxënësit që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.
Shikoni Filmin. Nxënësit e shikojnë filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, nxënësit reflektojnë mbi filmin e shikuar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Më tej, nxënësit inkurajohen të lidhin filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë të njohuritë
e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Nxënësit konsiderojnë veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Pas përfundimit të filmit, së pari marrim përshtypjet e para për filmin që nxënësit shikuan dhe më pas fillojmë të diskutojmë rreth pyetjeve të lartëshënuara.
Në fazën e realizimit bëjmë diskutim interaktiv me nxënësit rreth çështjeve të ngritura duke e lënë nxënësin në qendër të diskutimit duke replikuar me njëri tjetrin, sugjeruar apo krahasuar në lidhje me temën e filmit. Nxënësit gjithashtu do të jenë të lirë të shprehin opinionet e tyre po gjithashtu të marrin informacione shtesë për tema të caktuara.
Në fazën e reflektimit nxënësve do t’u jipet detyrë të shkruajnë shkurtimisht reflektimin e tyre mbi diskutimin e bërë, nëpërmjet disa pyetjeve që mund të jenë: 1. Çfarë mendimi keni për një djalë që ushtron balet? 2. Çfarë mendimi keni për një vajzë që vozitë autobusin e trafikut urban? 3. Dhe cili është mendimi juaj për ta? Më pas seancën e përfundojmë me një përmbledhje të përgjithshme të diskutimit.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore.
Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor. Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.
Lexo më shumë në këtë temë:
Për të kërkuar shfaqjen e filmit, vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit