Zgjedh hapësirën tuaj

Kliko këtu për qasje në filma dhe detyra

Të gjitha materialet didaktike janë prodhuar nga mësimdhënësit që ligjerojnë në Shkolla të Mesme të Larta anembanë Kosovës. Këto materiale didaktike janë prodhuar në proces konsultativ dhe në drejtim të profesorëve nga Departamenti i Psikologjisë i Fakultetit Filozofik të Univerzitetit të Prishtinës, ekspertët e fushave të caktuara dhe me facilitim të ekipit nga programi edukativ DokuLab.

DokuLab është programi vjetor i DokuFest që ka për qëllim përmirsimin e cilësisë në arsimin parauniversitar dhe universitar, duke ofruar mjete audiovizuale të mbështetura me materiale didaktike për të gjithë mësimdhënësit që ligjerojnë në Shkolla të Mesme të Larta në territorin e Kosovës.