“HOW DO I SEE YOU” është projekt i përbashkët midis festivaleve DokuFest dhe Slobodna Zona qe synon krijimin e një lidhjeje, mes të rinjve të Kosovës dhe Serbisë përmes një programi edukues dhe gjithëpërfshirës me të rinj të moshës 18-25 vjeç, të cilët do të jenë pjesë e 6 kampeve ku do të shkëmbehen ide e mendime ndërkulturore, edukim mediatik dhe mbi të gjitha ku ata do të gjejnë qëllime të përbashkëta dhe të pasqyrojnë mendimet e tyre përmes intervistash në të cilat ata do të keni mundësi t’i shprehin pikëpamjet e tyre, për bashkëmoshtarët e tyre.
Për të ndihmuar në frenimin e gjuhës së urrejtjes dhe për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës midis grupeve të të rinjve nga Kosova dhe Serbia, DokuFest dhe Slobodna Zona janë bashkuar për zbatimin e programit të financuar nga BE-ja “HOW DO I SEE YOU?”, përmes të cilit synojnë të krijojnë një dritare mundësie për të rinjtë nga të dy vendet duke i angazhuar ata në një shkëmbim kuptimplotë që shkon përtej dialogut të thjeshtë.
DokuFest dhe Slobodna Zona kanë një prapavijë dhe përvojë të madhe në përdorimin e veprave audio-vizuale për qëllime edukative dhe ndryshime sociale. Dokumentarët që nxisin mendime janë një nga mjetet kryesore që organizatat tona përdorin për t’u angazhuar me të rinjtë dhe për të diskutuar çështjet mbi pabarazinë, të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike.
“HOW DO I SEE YOU?” synon të rrisë lëvizshmërinë dhe shkëmbimin e të rinjve, t’i fuqizojë ata si qytetarë të ndërgjegjshëm që mund të përballojnë pengesat shoqërore. Takimi me njëri-tjetrin është thelbësor për të njohur njëri-tjetrin, ose përndryshe, në këtë epokë të frikshme të lajmeve të rreme, ne do t’i nënshtrohemi gjuhës së urrejtjes si një normë në të dyja shoqëritë tona. Rrjedhimisht, të dy partnerët kanë punuar në zhvillimin e një programi gjithëpërfshirës shkëmbimi që do të lejonte takime të vazhdueshme midis të rinjve të moshës 18-25 vjeç të angazhuar në seminare të dizajnuara si një kamp për kërkime ndërkulturore dhe shkëmbim opsionesh, njohuri për median dhe informacionin dhe më e rëndësishmja zbulimin e qëllimeve të përbashkëta dhe duke pasqyruar mendimet e tyre në fund të kampit përmes intervistave të kuruara, duke u mundësuar atyre të shprehin pikëpamjet e tyre se si i shohin bashkëmoshatarët e tyre.
Duke shfrytëzuar infrastrukturën e tyre ekzistuese, partnerët e projektit do të organizojnë 6 kampe shkëmbimi (tre në Kosovë dhe tre në Serbi) dhe përmes bashkëpunimit me OSHC-të, institucionet dhe organet e medias do të transferojnë njohuritë tek të rinjtë duke u mundësuar atyre të prodhojnë përmbajtje. Këto kampe do të kenë rreth 100-120 pjesëmarrës të cilët gjatë një periudhe prej 7 ditësh në Kosovë dhe 10 ditë në Serbi do të marrin pjesë në punëtori, diskutime, takime me aktivistë të kulturës, vizita në objekte kulturore dhe në ditën e fundit të rinjtë do të prodhojnë video 2 minutëshe se si ata shohin bashkëmoshatarët e tyre nga vendi tjetër ndërsa shprehin “çka kanë ditur më parë” dhe “çfarë dinë tani”.
Për më tepër, gjatë gjithë zbatimit të projektit, stafi i projektit do të identifikojë ngjarjet që raportohen (artikuj lajmesh) në vendet e tyre përkatëse dhe do të fillojë të mbledhë pjesët e shtypit që më vonë mund të prezantohen përmes një ekspozite. Pas mbledhjes dhe redaktimit të materialeve nga çdo kamp shkëmbimi ndërkulturor dhe nga prerjet e shtypit, ekipi i projektit do të krijojë një ekspozitë që do të zhvillohet përgjatë festivaleve në Prizren dhe Beograd (çdo vit). Projekti synon gjithashtu të zhvillojë një platformë të përbashkët në internet (faqe interneti) për të postuar të paktën 100 histori dyminutëshe dhe raporte mediatike.
Ky grant financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga DokuFest dhe Fondacioni B92