FILM AND FACTUAL MEDIA

Rezultatet

Rezultatet e projektit Filmi dhe Mediat Faktike në shifra, përgjatë aktiviteteve të ndryshme të mbajtura gjatë viteve 2018, 2019 dhe 2020.

Në fund të projektit janë numëruar mbi 1 mijë e 500 nxënës të shkollave të mesme të Kosovës që kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në diskutime për mediat faktike kundrejt propagandës, radikalizimit, paragjykimit, mostolerancës etnike, duke mësuar për qytetarinë aktive. Këta kanë qenë nxënës pjesëmarrës në filmat e shfaqura në shkolla, me kërkesë të mësimdhënsve, nga 14 Komuna të ndryshme të Kosovës, me të cilët DokuFest ka nënshkruar Memorandume bashkëpunimi.

Në edicionet e vitit 2018 dhe 2019 të DokuFestit rreth 300 vullnetarë janë përfshirë në trajnime të ndryshme të punës përgjatë edicioneve, varësisht nga aplikimi i tyre.

Nga këta, 30 pjesëmarrës vullnetarë kanë mësuar përdorimin dhe prodhimin e tregimeve vizuale të bazuara në interes shoqëror.

Përgjatë këtij projekti nga katër filma të synuara, për shkak të interesimit të madh të nxënësve të shkollave të mesme, janë prodhuar shtatë filma dokumentarë me tema të ndryshme. Të gjitha filmat janë shfaqur në edicionin e radhës të DokuFest (Dokufest’2019), ndërsa janë edhe pjesëmarrës në festivale të ndryshme të të rinjëve nëpër botë. Ato ende shfaqen dhe shikohen nga nxënësit e shkollave të mesme, derisa mësimdhënësit kanë hartuar edhe fleta të punës për disa prej tyre, varësisht prej lëndës që e japin dhe ndërlidhjes së temës së filmit me njësinë mësimore.

Janë regjistruar mbi 200 mijë shikues të filmave në audiencën fizike në shkolla, kinema përgjatë DokuFest, si dhe online përmes progarmit Sweet & Short Quarantine dhe përmes bashkëpunimit me KTV-në gjatë periudhës së mbylljes për shkak të pandemisë COVID-19.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Projekti Aktivitetet Filmat Punëtoritë për mësimdhënës Rezultatet
FILM AND FACTUAL MEDIA FILM AND FACTUAL MEDIA

SHFAQJET E FILMAVE NËPËR SHKOLLA

Departamenti i DokuLab ka organizuar 14 shfaqje në 12 Shkolla të Mesme në gjithë Kosovën, ku morrën pjesë mbi 450 nxënës. Në këto 12 shkolla ne trajtuam përmes filmit temat e: të drejtave të njeriut, ndryshimeve klimatike, çështjeve gjinore, radikalizimit, parandalimit të përdorimit të substancave narkotike dhe edukimit mediatik.