FILM AND FACTUAL MEDIA

Aktivitetet

Me inicimin e projektit Filmi dhe Mediat Faktike dhe me marrëveshjet e bëra me DKA-të në pjesë të konisderueshme të Kosovës dhe Shkollat e Mesme gjithashtu, janë shfaqur filma dokumentarë për edukim në shkolla, të cilat kanë lehtësuar procesin mësimor te mësimdhënësit e interesuar, ku edhe nxënësit kanë qenë të kënaqur nga kjo metodë e shpjegimit të një njësie mësimore nga mësimdhënësi.

Këto zhvillime kanë ndodhur në disa Komuna të Kosovës, për të theksuar interesimin më të madh në shkollat e mesme: Gjilan, Gjakovë dhe Prizren, derisa si aktivitet ka përshfirë me shfaqje filmash edhe Komunat: Prishtinë, Rahovec, Mamushë, Suharekë, Dragash, Lipjan, Kamenicë, Kaçanik, Han i Elezit.

Si arsye kryesore në këtë sukses ka qenë interesimi i mësimdhënësve për të sjellë risi në orën mësimore duke qenë brenda Kornizës Kurrikulare dhe bërja e orës mësimore më tërheqëse për nxënësit nëpër Shkolla të ndryshme përgjatë gjithë Kosovës. Kjo më pas ka bërë që pas secilës shfaqje filmi të mbahen diskutime mësimdhënës-nxënës ashtu që të zhvillohet edhe më shumë mendimi kritik dhe përgjegjësia shoqërore te fëmijët e shkollave të mesme të Komunës. Të pamurit, dëgjimi, procesimi i materialit audio-vizuel ndihmon shumë më shumë në mendimin kritik sesa leximi i vetëm literaturës mësimore.

Është vërejtur një interesim më i madh i nxënësve për njësinë mësimore në të gjitha shkollat ku mësimdhënësit kanë aplikuar përdorimin e filmit në mësim, që më parë s’ka ndodhur. Me lansimin e web-faqes së dedikuar për këtë program, aty tashmë kanë qasje të gjithë të interesuarit nga palët e përmendura, duke pasur të gjitha materialet e gatshme dhe të qasshme duke u regjistruar në platformë.

Përfituesit e këtij programi janë të gjitha shkollat e mesme të Kosovës dhe nxënësit - që janë të interesuar për përdorimin e tyre.

Përdorimi i mjeteve shtesë që ndikojnë në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies është i rekomanduar edhe nga Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar nga Ministria e Arisimit Shkencës dhe Teknologjisë, prandaj aplikimi i kësaj metodologjie në shkollat e mesme të Kosovës është një vlerë e shtuar që po kontribuon si te mësimdhënësit për zhvillimin dhe përdorimin e metodave të reja, por edhe për nxënësit, të cilëve orën mësimore po ua bën më atraktive dhe njëkohësisht po ua lehtëson mësimnxënien si proces i rëndësishëm në zhvillimin e mendimit kritik të tyre dhe kompetencave të parapara si ai i të menduarit, pastaj kompetenca qytetare, për jetë, etj.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Projekti Aktivitetet Filmat Punëtoritë për mësimdhënës Rezultatet
FILM AND FACTUAL MEDIA FILM AND FACTUAL MEDIA

SHFAQJET E FILMAVE NËPËR SHKOLLA

Departamenti i DokuLab ka organizuar 14 shfaqje në 12 Shkolla të Mesme në gjithë Kosovën, ku morrën pjesë mbi 450 nxënës. Në këto 12 shkolla ne trajtuam përmes filmit temat e: të drejtave të njeriut, ndryshimeve klimatike, çështjeve gjinore, radikalizimit, parandalimit të përdorimit të substancave narkotike dhe edukimit mediatik.