Film and Factual Media

Film and Factual Media

Filmi dhe Mediat Faktike synon të nxisë krijimin e forumeve të pavarura për diskutim dhe shkëmbim idesh, kështu që të provokojë ndërgjegjësim dhe të stimulojë debat më të fortë publik për rëndësinë e arsimit në përgjithësi dhe përfshierjen sociale dhe arsimore të të gjitha komuniteteve përmes artit pamor, filmit dokumentar dhe animacioneve.

Objektivi kryesor i projektit është përdorimi i mediave faktike dhe shfaqjeve të filmave dokumentarë në mënyrë që të inkurajojë aktivizmin civil në rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e imunitetit të komunitetit ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Përmes një serie shfaqjesh filmash në të gjithë Kosovën, të kombinuara me punëtori për parandalimin e radikalizimit të të rinjve përmes përdorimit të mediave sociale dhe inkurajimit të qytetarisë aktive.

Projekti do të inkurajojë mendimin kritik dhe perspektivat jokonvencionale përmes diskutimeve kritike të ngjarjeve historike; ballafaqimi me përgjegjësinë; adresimi i çështjeve të tilla si paragjykimi, intoleranca etnike dhe shfrytëzimi si aktivitete të rëndësishme për të stimuluar dialogun dhe qytetarinë aktive. Komponenti thelbësor i këtij aktiviteti është përafrimi i planprogramit me përmbajtjen vizuale
dhe trajnimi i mësuesve për përdorimin e filmit në klasë përmes sigurimit të përmbajtjes audio-vizuale dhe udhëzuesve të filmit të cilat janë zhvilluar për të mbështetur arsimtarët për të arritur një gamë të gjerë rezultatesh efektive të të mësuarit në përdorimin e tyre të filmit.

Udhëzuesit e filmit janë zhvilluar si një burim falas për pedagogët për të shfrytëzuar dhe për t’iu dhënë studentëve mundësinë për një angazhim domethënës me mediumin e jashtëzakonshëm të filmit. Poashtu, përfshin aktivitete për t’u përdorur në klasë pas shfaqjes së filmit. Mësuesit do të marrin udhëzime dhe këshilla përmes trajnimit gjatë punës për përdorimin e filmit gjatë orës mësimore përmes
ekipit të programit DokuFest dhe ekspertëve me përvojë tematike.

Përmes këtij projekti DokuFest do të synojë gjithashtu të zgjerojë bazën e tij vullnetare për Festivalin, duke u mundësuar të rinjve në të gjithë Kosovën që të marrin pjesë dhe të paraqiten vullnetarë në edicionin e 17-të të Festivalit. Një nga sesionet do t’i kushtohet zhvillimit të aftësive bazuar në kërkesat për të organizuar me sukses një ngjarje komplekse siç është DokuFest. Këto përfshijnë module trajnimi për vullnetarët e ardhshëm të Festivalit, të cilët do të angazhohen për të mbështetur departamente të ndryshme të festivalit, siç janë Eventet, Punëtoritë, Mikpritja dhe Media.

Një numër i zgjedhur i pjesëmarrësve nga platforma vullnetare do t’iu ofrohet për t’u bashkuar me një program të gjerë trajnimi në zhvillimin e video dokumentarëve me interes njerëzor të përqendruar në të rinjtë e prekur nga ekstremizmi përmes mediave sociale. Ky program trajnimi do t’u ofrohet të paktën 30 pjesëmarrësve vullnetarë gjatë edicionit të 17-të të Festivalit. Profesionistët vizitues do t’u ofrojnë pjesëmarrësve një seri punëtorish teorike dhe praktike. Kineastë, gazetarë dhe ekspertë të mediave sociale të trajnuar do të ofrojnë trajnime për tregime historish, ndërsa DokuFest do të ofrojë trajnime për përdorimin e kamerës, regjistrimin audio dhe post produksionin.

Trajnimet gjatë festivalit do të përqendrohen në modulet e krijuara të trajnimit të DokuFest: Identifikimi i historisë, afrimi i karakterit, teknikat e intervistës, ndërtimi i një narrative dhe njohja e pajisjeve tuaja. Pas Festivalit, pjesëmarrësit e
programit të trajnimit do të ftohen të paraqesin storiet e tyre me një video dokumentar pranë një paneli profesionistësh për zhvillim të mëtejshëm. 4 deri në 6 projekte do të zgjidhen për të vazhduar procesin duke fituar qasje në Qendrën e Prodhimit të Filmit në DokuFest, ku ata pritet të prodhojnë një plan të detajuar të para produksionit, produksionit dhe post produksionit, duke përfshirë të gjitha aspektet logjistike të prodhimit të filmit, pas së cilit ata do të ndahen me një grant filmi dhe pritet të fillojnë hulumtimin dhe xhirimin e filmave të tyre.

Kjo do të bëhet nën mbikëqyrje të ngushtë me fasilatorët e seminarit dhe stafit të Dokufest të përfshirë në projekt. Filmat e prodhuar nën këtë projekt do të shfaqen të gjithë në edicionin e 18-të të Dokufest në 2019.