EDUCATING 4 EQUALITY

Rezultatet

Mbi 3 mijë e 500 nxënës të shkollave të mesme kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në luftimin e dhunës dhe diskriminimin e bazuar në identitetin gjinor dhe seksual përmes edukimit filmik dhe mediatik, përgjatë projektit Educating 4 Equality - Edukimi për Barazi.

Fillimisht ishin projektuar të jenë 20 mësimdhënës dhe 2000 nxënës si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në projekt, por për shkak të interesimit të madh të mësimdhënësve numri i tyre, njëjtë sikurse ai i nxënësve, u rrit.

DokuFest është akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për zhvillim profesional (trajnim) të mësimdhënësve, duke plotësuar kriteret e UA 06/2017 i cili përzgjidhet nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve.

40 nxënës kanë marrë pjesë në zhvillim të përmbajtes dhe video-tregimeve që i kundërvihen diskriminimit gjinor, orientimit seksual dhe efekteve tjera negative shoqërore.

Nga gjithë këta nxënës, janë bërë tre video-tregime të shkurtëra që kanë paraqitur në mënyrë direkte preokupimet e nxënësve të shkollave të mesme.

Gjitashtu, përgjatë projektit është pasuruar edhe më shumë Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësve, që është e hapur për përdorim për të gjitha shkollat dhe mësimdhënësit/et në vend. Nga plani fillestar prej minimalisht katër Fleta të Punës përgjatë periudhës së aplikimit të projektit, janë krijuar 17 Fleta të Punës që janë vendosur në Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësve.

Përfundimisht, mbi 20 mijë nxënës të shkollave të mesme të Kosovës kanë parë filmat dokumentarë edukativ, duke u përfshirë në mënyrë konstruktive në tema shoqërore. Numri i saktë i nxënësve ka kapur shifrën e 24 mijë e 790, që kanë parë filmat fizikisht në shkolla gjatë shfaqjeve dhe online gjatë pandemisë përmes kanalit të DokuFest në Vimeo e web-faqes së DokuLab. Katalogu.

Ky grant përkrahet nga “Programi i shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri” i financuar nga Ministria e Punëvë të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Partnerët shqiptarë për Zhvillim dhe Ndryshim (PA).

 

EDUCATING 4 EQUALITY EDUCATING 4 EQUALITY

NXËNËSIT SHPALOSIN TREGIMET E TYRE

EDUCATING 4 EQUALITY EDUCATING 4 EQUALITY

DOKUFEST ON TOUR PËR ‘EDUCATING 4 EQUALITY’

Seria e aktiviteteve përmbyllëse të projektit ‘Edukim për Barazi’ përkrahur nga “Programi i shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri” i financuar nga Ministria e Punëvë të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Partnerët shqiptarë për Zhvillim dhe Ndryshim (PA), sjell një program të pasur filmash nga DokuFest në Prishtinë, Pejë dhe Shtime.

EDUCATING 4 EQUALITY EDUCATING 4 EQUALITY

SI FUNKSIONON NJË BIBLIOTEKË DIGJITALE?

Mjetet digjitale që ne krijuam në faqen tonë të DokuLab u mundësojnë mësimdhënësve qasje në filma dhe materiale shoqëruese didaktike.

EDUCATING 4 EQUALITY EDUCATING 4 EQUALITY

MËSIMDHËNËSIT E SË NESËRMES

DokuFest vazhdon me punëtoritë që fuqizojnë mësimdhënësit të cilët dëshirojnë të aplikojnë qasje inovative në përdorimin e filmit në klasë së bashku me metodat tradicionale për një arsim më të mirë në Kosovë.

EDUCATING 4 EQUALITY EDUCATING 4 EQUALITY

ETIKA NË FILMBËRJE

Në kuadër të klubit të filmit në gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, profesoresha e gjuhës angleze Kujtesa Salihu Keka së bashku me nxënësit organizuan aktivitetin “Nata e Filmit” ku shfaqën filmin “A Married Couple”.

EDUCATING 4 EQUALITY EDUCATING 4 EQUALITY

SHFAQJET E FILMAVE DHE DEBATET PËR NXËNËSIT PËRGJATË MBYLLJES NË PANDEMI

Njëra ndër sfidat kryesore të departamentit tonë të edukimit ishte përfshirja e filmave në platformat online. Menjëherë pas miratimit të masave parandaluese për shkak të pandemisë, departamenti ynë i edukimit nisi punën për zhvillimin e një platforme online e cila do t’u mundësonte dhe lehtësonte mësuesve dhe studentëve qasjen në filma, materialet didaktike si dhe fletat punuese për studentët.