MEDIA & AUDIOVISUALS FOR CRITICAL THINKING

The EU funded “HOW DO I SEE YOU?” initiative is a joint project between festivals DokuFest and Slobodna Zona that aims at creating a connection between the younger generations of Kosovo and Serbia through an educational and comprehensive exchange program. 18-25 year-olds from Kosova and Serbia, will partake in 6 camps for intercultural research and exchange of opinions, for media and information literacy and most importantly where they will discover common goals and reflect their thoughts through curated interviews that will enable them to express their views on how they see their peers.

Since both festivals have a strong background in using audio-visual works for educational purposes and social change, the young participants will be given the opportunity to be part of a program that will encourage them to deepen their understanding of universal problems and inspire them to take initiative.

The implementation of this project began in mid-March, yet the occurrence of the unforeseen circumstances have hindered some of the activities of the project. Nevertheless, project partners continued with the implementation of the activities that were possible to be implemented to a certain extent. So far teams have managed to successfully complete the staffing, conceptualize and design the project logo, as well as set-up standard operating procedures on certain activities.  

Moreover, the first exchange camp that was foreseen to be organized during June 2020, most likely will be postponed to another date, as under the present developments the event would not achieve and deliver on its goals. However, the project teams are making the necessary preparations and gearing up to kick-off with the first exchange camp once the situation allows. 

“HOW DO I SEE YOU” është projekt i përbashkët midis festivaleve DokuFest dhe Slobodna Zona qe synon krijimin e një lidhjeje, mes të rinjve të Kosovës dhe Serbisë përmes një programi edukues dhe gjithëpërfshirës me të rinj të moshës 18-25 vjeç, të cilët do të jenë pjesë e 6 kampeve ku do të shkëmbehen ide e mendime ndërkulturore, edukim mediatik dhe mbi të gjitha ku ata do të gjejnë qëllime të përbashkëta dhe të pasqyrojnë mendimet e tyre përmes intervistash në të cilat ata do të keni mundësi t’i shprehin pikëpamjen e tyre, për bashkëmoshtarët e tyre.

Meqë të dy festivalet kanë përvojë në përdorimin e veprave audio-vizuale për qëllime edukative dhe ndryshime shoqërore, programi do t’u japë pjesëmarrësve të rinj mundësinë për të qenë pjesë e një programi që do t’i inkurajojë ata të thellojnë të kuptuarit e tyre për problemet universale dhe t’i insipirojë për të marrur iniciativë.

Zbatimi i projektit nisi në mesin e muajit Mars, por situata dhe rrethanat aktuale penguan disa nga aktivitetet e projektit. Megjithatë, partnerët e projektit vazhduan me zbatimin e aktiviteteve të cilat ishin të mundshme të realizohen deri me njëfarë mase. Deri më tani, ekipet kanë kompletuar stafin e tyre, kanë konceptualizuar dhe dizajnuar logon si dhe kanë vendosur për disa nga procedurat e aktiviteteve të caktuara.

Për më tepër, kampi i parë i shkëmbimit që ishte parashikuar të organizohej gjatë qershorit 2020, ka shumë të ngjarë që do të shtyhet për një datë tjetër, pasi për momentin organizimi i aktivitetit nuk do t’i arrinte qëllimet dhe synimet e caktuara. Ekipet e projektit janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për të filluar me kampin e parë të shkëmbimit pasi situata të lejojë.