Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Tar on Fingers

Filmi

Tar on Fingers


Lënda

GJUHË ANGLEZE


Përgatitur nga

Arbnesha Kusari, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Tar on Fingers
Tar on Fingers

Përshkrimi i filmit

Ky film është një rrëfim mbi mbledhjen dhe përpunimin e duhanit.

Një grup që në paraqitje duken familjar, shpërfaq sfidën e këtij zanati.

Njësia mësimore

Whatever makes you happy - I Love what I do

Fushat e kurrikules

Gjuhët dhe komunikimii

Përshtatshëm për

Shkalla V; Klasa: X

Kompetencat

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit;
Kompetenca e të menduarit;
Kompetenca e të mësuarit;
Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis;
Kompetenca personale;
Kompetenca qytetare.

Rezultatet e të nxënit

Kultivimi i identitetit personal, kombëtar, i përkatësisë shtetërore e kulturore;
Promovimi i vlerave të përgjithshme kulturore dhe qytetare;
Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;
Aftësimi për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore.

GJUHË ANGLEZE
DokuLab
Tar on Fingers

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

GJUHË ANGLEZE
DokuLab
Tar on Fingers
Tar on Fingers

Pikat e diskutimit

  1. Kultivuesja e re e duhanit
  2. Traditat familjare
  3. Rëndësia e ruajtjes së zanateve të vjetra
  4. Nevoja për modernizim të teknikave në prodhim


Aktivitetet

Evokim

Lexohen ngjarjet e dy personazheve në libër (5 min); Diskutohet rreth tyre me pyetjet në libër (5 min).

Realizim

Nxënësit e shohin filmin për 15 minuta dhe udhëzohen të marrin shënime mbi ngjajshmëritë e personazheve në libër; Për 10 minuta diskutohet për filmin ku pyetjet janë të ngjajshme me ato të librit.

Reflektimi

Diskutohet për tekstin nga aspketi gramatikor (5 min)

GJUHË ANGLEZE
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.