Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Shokët e mi

Filmi

Shokët e mi


Lënda

PSIKOLOGJI


Përgatitur nga

Sabina Halili, SH. M. "Gjon Buzuku" Prizren

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Shokët e mi
Shokët e mi

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar ”Shokët e mi” përshkruan jetën e një adoleshenti, i cili është viktimë e bullizmit, qysh nga shkolla fillore. Por edhe në shkollë të mesme ka vazhduar e njejta dhunë psikologjike. Ky djal për çdo ditë ka përjetuar fjalë shumë fyese për pamjen e tij, të cilat fjalë kanë ndikuar negativisht në gjendjen emocionale, duke e shtyrë të ndihet i pa vlerë dhe i pa pranueshëm nga rrethi shoqëror.

Kjo dhunë psikologjike dhe injoranca sociale kanë ndikuar në paraqitjen e ankthit dhe depresionit. Mirëpo falë miqve virtual që ka krijuar nëpërmjet rrjeteve sociale, ka arritur të dalë nga kjo gjendje. Përkrahjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë këta miq, adoleshenti është motivuar që këto përjetime t’i ritregojë me anë të xhirimit të një filmi.

Me anë të këtij filmi ky djal ka arritur të prekë 2 pika shumë të rëndësishme:
- Të bëjë një fushatë vetëdijesuese për fenomenin e bullizmit që ndodhë nëpër shkolla dhe
- T’i bëjë psikoterapi vetes.

Njësia mësimore

Adoleshenca

Fushat e kurrikules

Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën; 5, 6. Klasa: XI

Kompetencat

I. Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta, shkenca, shoqëria, duke përdorur forma të ndryshme të komunikimit me gojë, me shkrim, etj.)

II. Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (Në forma të ndryshme prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjës dhe të klasifikimit të informatave për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvilimin aktual lidhur me temën përkatëse)

III. Kompeteca qytetare - Qytetar i përgjegjshëm (Demonstron veprime të ndryshme që shprehin tolerancë, respekt dhe qëndrim të hapur ndaj dallimeve në komunitetin ku jeton (në klasë, në shkollë, në lagje dhe më gjerë) dhe i shpjegon ato në një debat me të tjerët)

Objektivat

-Evitimi i paragjykimeve ndaj të tjerëve;
-Krijimi i identitetit personal;
-Promovon vlerat e përgjithshme kulturore dhe qytetare.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Shokët e mi

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, dhe përfundimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.

Shikoni Filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe ti kuptojnë më mirë të njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Shokët e mi
Shokët e mi

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë kuptoni me egocentrizmin në adoleshencë?
  2. Përshkruani kirzat e identitetit tek adoleshentët.
  3. Tregoni rolin e moshatarëve për zhvillim social tek adoleshentët.
  4. A mendon se ka bullizëm në shkollën tonë, por edhe nëpër shkollat tjera në përgjithësi?


Aktivitetet

Harta e konceptit

Mësimdhënësi/ja fillimisht shënon konceptet kryesore në tabele dhe ju drejton pyetje nxënësve, për të marrë përgjigje rreth këtij koncepti: Cilat janë sferat (aspektet) me më shumë ndryshime gjatë adoleshencës?

Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD) dhe shikimi i filmit

Fillimisht nxënësve ju lëshohet filmi dhe pastaj mësimdhënësi/ja i orienton nxënësit të marrin informacion rreth këtyre çështjeve të mësimit në libër. Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Pasi ata e shikojnë edhe filmin besoj që janë të motivuar të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Kur nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet me mësimdhënësin/en. Njohuritë e nxënësve plotësohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi/ja.

Shkrim i lirë

Duke u bazuar në njohuritë që përfituat nga libri dhe shqetësimin që mund të përjetojnë shumë nxënës, cila është strategjia juaj për të parandaluar dhe luftuar dukurinë e bullizmit nëpër shkolla?

PSIKOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor. Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit