Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Shokët e mi

Filmi

Shokët e mi


Lënda

PSIKOLOGJI


Përgatitur nga

Jeta Rexha, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Shokët e mi
Shokët e mi

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Shokët e mi” flet për historinë e një adoleshenti që ka qenë viktimë e bullizmit kur ka qenë në shkollë fillore. Ngjarja zhvillohet në një nga shkollat e Prizrenit. Filmi fillon me rrëfimin e djalit që ka rënë pre e bullizmit, duke rrëfyer për emocionet e tij si dhe ofendimet që ai ka marrë nga shoqëria. Djali rrëfen për mungesën e dëshirës për të shkuar në shkollë për shkak të parehatisë dhe pasigurisë që i kanë krijuar prej kohësh, kjo për faktin se ai ka qenë objekt përqeshje e fyerje nga të tjerët. Edhe më tutje, djali rrëfën përvojën e tij të hidhur me shokët dhe shoqet e klasës, duke e shajtur dhe ofenduar deri në identitetin e tij seksual. Ajo çka e bënë më shqetësuese historinë është se djali tregon edhe për mënyrën sesi arsimtari i muzikës e ka përqeshur, duke i’a vështirësuar edhe më shumë gjendjen e tij psikologjike e emocionale.

Me atë gjendje të rënduar psiko-emocionale, djali vijon mësimin me shpresën që në shkollë të mesme nuk do të ketë më nxënës që do ta ngacmojnë për atë që duket dhe çfarë preferencash ka. Për fat të keq ndodh e kundërta, djali tregon se si vitet e shkollës së mesme, për të kanë qenë vitet më të tmerrshme që i ka përjetuar. Edhe shokët e tij në shkollë të mesme kanë vazhduar ta bullizojnë sikur nxënësit tjerë në shkollë fillore.

Edhe pse nxënës me nota të shkëlqyera, djali e urren shkollën për shkak të ofendimeve të vazhdueshme që ka pasur nga shoqëria. Ai ka filluar të shfaq shenja të të qenit i pavlerë, me vetëbesim të ulët, probleme me gjumin, të qajtura të vazhdueshme, mungesë shprese, ngrënie e tepërt e ushqimit si dhe ide suicidale. Dëshira e tij për ta gjetur një shok që e mbështetë dhe e përkrah ka qenë e nevojshme.

Fatkeqësisht, atëherë kur të gjithë ne shpresojmë që është jeta reale që duhet të na bëjë të ndjehemi mirë, për adoleshentin ndodh e kundërta. Mbështetjen e gjeti virtualisht përmes disa shokëve që i gjeti në rrjetet sociale të cilët nuk e gjykuan për atë se si duket. Shokë të cilët i ndihmuan që të shprehet hapur, i ndihmuan ta gjejë veten, mos me u dorëzu si dhe me i ndjek ëndrrat dhe pasionet.

Njësia mësimore

Marrëdhëniet shoqërore

Fushat e kurrikules

Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën; 5, 6. Klasa: XI dhe XII

Kompetencat

I. Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv

II. Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ

III. Kompetenca e të nxënit - Nxënës i suksesshëm

IV. Kompeteca qytetare - Qytetar i përgjegjshëm

Rezultatet e të nxënit

1. Shprehet përmes një forme të komunikimit, për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në material (prezantim);
2. Lexon rrjedhshëm një tekst në gjuhën amtare, të përbërë prej 3-5 paragrafëve, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit, stilet e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve;
3. Në forma të ndryshme të të shprehurit prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj.
4. Demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, etj.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Shokët e mi

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, dhe përfundimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.

Shikoni Filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe ti kuptojnë më mirë të njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Shokët e mi
Shokët e mi

Pikat e diskutimit

  1. Si e përcaktoni miqësinë? Çka do të thotë për ju të kesh miq të vërtetë?
  2. Pse kemi nevojë për të tjerët?
  3. Cilët janë faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e miqve?
  4. A ndjeni keqardhje apo pendesë kur ofendoni apo nuk keni komunikim ndonjë shok?
  5. Si mund të veproni për ta zhvilluar këtë marrëdhënie?


Aktivitetet

Stuhi mendimesh

Çfarë është miqësia?

Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD)

Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Ata nxiten që gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi që mban gjallë interesin e nxënësve deri në fund të temës mësimore. Shtrohet për diskutim: - Pse kemi nevojë për miq? - Si i zgjedhim miqtë tanë? - Argumentoni mendimin tuaj

Rrjeti i diskutimit

Duke reflektuar rreth njohurive të përftuara gjatë kësaj ore mësimore, mësimdhënësi nxit në klasë një diskutim rreth çështjes: “A ndjeni keqardhje apo pendesë kur ofendoni apo nuk keni komunikim ndonjë shok? Si mund të veproni për ta zhvilluar këtë marrëdhënie? Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë mendimet e tyre duke sjellë shembuj konkretë nga jeta reale dhe nga njohuritë e lëndëve të tjera.

PSIKOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor. Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.