Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Pa vlla

Filmi

Pa vlla


Lënda

PSIKOLOGJI


Përgatitur nga

Sabina Halili, SH. M. "Gjon Buzuku" Prizren

Pa vlla
Pa vlla

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar ” Pa vlla” përshkruan historitë e tri femrave pa vëlla dhe ndjenjat e tyre kur njerëzit i pyesin “A nuk keni vlla”? si dhe një tjetër femër e cila tregon për dëshirën dhe përpjekjet e familjës për të pasur një djalë. Pas shumë vajzave lind një djal në familje, mirëpo ende vazhdon përpjekja për të pasur edhe një djalë tjetër për të qenë krahu i vëlluat. Por, lindë vajzë (personazhia e këtij filmi).

Kjo femër tregon për gjithë ato vështirësi, nënçmime, injorime, që i ka marr nga anëtarët e familjës pse ka lindur vajzë. Për të qenë e pranuar në familje kjo bën të gjitha punët që i bën një mashkull dhe çdo herë ka qenë bashkë me vëllaun në punët e rënda fizike, vetëm e vetëm për të qenë e pranueshme në familje.

Sipas filmit dokumentar, tregohet se në shoqërinë tonë ekzistojnë stereotipet gjinore dhe vajzat që nuk kanë vëlla në mënyrë të pavetëdijshme luajnë rolin e mashkullit që prindërve të ju plotësojnë boshllëkun e djalit.

Njësia mësimore

Diversiteti socio-kulturor midis individëve

Fushat e kurrikules

Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën; 5, 6. Klasa: XI

Kompetencat

I Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta, shkenca, shoqëria, duke përdorur forma të ndryshme të komunikimit me gojë me shkrim etj.)

II Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (Në forma të ndryshem prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjës dhe të klasifikimit të informatave për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvilimin aktual lidhur me temën përkatëse)

III Kompetenca e të nxënit – Nxënës i sukseshëm (Në mënyrë efektive shfrytëzon përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë kryerjës së një detyre, ndan përvojat me të tjerët për mënyrat më praktike të shfrytzimit të përvojave pararake në arritjen e dijeve të reja.)

VI Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm (Shpjegon të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e individit në raste të ndryshme, si: në shtëpi, në klasë, në shkollë, në shoqëri, dallon rastët kur hyjnë në konflikt me njëri-tjetrin dhe paraqet alternativa të zgjidhjës së tyre.)

Rezultatet e të nxënit

Aftësim për mësim gjatë gjithë jetës;
Përgjegjësia ndaj vetës si dhe shoqërisë;
Krijimi i identitetit personal.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Pa vlla

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Pa vlla
Pa vlla

Pikat e diskutimit

  1. Ku ndryshon kultura individualiste nga ajo kolektiviste?
  2. Si ndikojnë faktorët social dhe kulturor te: koncepti për veten, qëndrimet, tërheqja, paragjykimet dhe stereotipat?
  3. A mendon se janë të sterotipizuara familjet që nuk kan djal në vendin tonë, krahasur me vendet tjera të botës?


Aktivitetet

Hapi I: Harta e konceptit

Mësimdhënësja fillimisht shënon konceptët kryesore në tabele dhe ju drejton pyetje nxënësve, për të marrë përgjigje rreth këtij koncepti: Çka kuptoni me diversitet socio-kulturor?

Hapi II: Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD) dhe shikimi i filmit

Klasa ndahet në tri grupe. Mësimdhënësi i orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të mësimit. Grupi 1: Diversiteti socio-kulturor; Grupi 2: Stereotipat; Grupi 3: Diskriminimi. Fillimisht nxënëit e lexojnë njësinë mësimore dhe më pastaj ju lëshohet filmi. Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksi mësimor dhe shikimi i filmit i nxit nxënësit ta diskutojnë këtë temë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet me mësimdhënësin/en. Njohuritë e nxënësve plotësohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi/ja.

Hapi III: Shkrim i lirë

Duke u bazuar ne përvojen tuaj personale dhe filmin që e shikuat shënoni mbiemrat që ju vendosen vajzave dhe djemve në kulturën tonë si dhe rolet profesionale

PSIKOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.