Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Matrix

Filmi

Matrix


Lënda

TIK


Përgatitur nga

Litvane Spahija, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Matrix
Matrix

Përshkrimi i filmit

Një botë tërësisht e re në rrugët e Prizrenit. Në ballafaqim me këtë botë përfshihen edhe varësia dhe sjelljet anti sociale. Ky dokumentar i shkurtër na shfaq mënyrën se si varësia është zhvilluar bashkë me teknologjinë si dhe shpërndarjen që ka pasur në të gjitha grup moshat.  Në çdo moment të rinjtë janë të preokupuar me teknollogjinë. Lojërat kompjuterike ndryshe i bëjnë të rinjtë aq të varur sa që nuk munden lehtë të dominojnë këtë varësi pa ndihmen e prindit apo përsonave përgjegjës.

Prindërit duke ju ndarë dhe reduktuar kohën e përdorimit dhe frekuentimit të lokaleve të lojërave kompjuterike e ndihmojnë fëmiun e tyre për të tejkaluar këtë situatë varshmërie teknollogjike. Filmin i’u shfaqi nxënësve me qëllim që ata të analizojnë sjelljet e tyre duke i krahasuar me sjelljet e përsonazheve të filmit. Arsye kryesore është që të këshillohen se si duhet të vetëdijësohen, menagjojnë kohën e frekuentimit të video lojërave dhe lojërave kompjuterike në internet nga shtëpitë e tyre apo internet lokalet në vendbanimet e tyre.

Njësia mësimore

Ndikimi i teknologjisë në shëndetin e njeriut, Kujdesi ndaj përdorimit të teknollogjisë informative nga njeriu.

Fushat e kurrikules

Jeta dhe Puna

Përshtatshëm për

Shkalla 5, 6. Klasa X, XI, XII

Kompetencat

I. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit – Komunikues efektiv
II. Kompetenca e të menduarit
III. Kompetenca e të nxënit – Nxënës i suksesshëm

Rezultatet e të nxënit

Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;
Aftësimi për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;
Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe përdorimi i teknologjisë për zhvillim të qëndrueshëm;
Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.

TIK
DokuLab
Matrix

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

TIK
DokuLab
Matrix
Matrix

Pikat e diskutimit

  1. Çka dini për paisjet teknologjike-spektrin e përdorimit të tyre?
  2. Sa mendoni që kemi avantazhe nga përdorimi i paisjeve teknollogjike dhe cilat janë ato?
  3. Çfarë ndikime negative mundet të ketë përdorimi i tepruar i paisjeve teknologjike?
  4. Çfarë ndikime negative mundet të ketë përdorimi i paisjeve teknologjike në shëndetin e njeriut?
  5. Çka mund të bëjmë që të evitojmë në masë të madhe ndikimet negative gjatë përdorimit të teknollogjisë informative?


Aktivitetet

Hapi I: Evokim - Stuhi mendimesh, Brainstorming

Nxënësve ju bëhet pyetja se çka dinë rreth temës: -Përdorimi i paisjeve teknologjike në ditët e sotme. -Për çka i përdorim më tepër dhe sa i përdorim? Nxënësit inkuadrohen në diskutim rreth qështjes së shtruar nga mësimdhenësja, duke u shprehur nga aspekti i praktikës së tyre.

Hapi II: Rrjeti i Diskutimit (20 min)

Pas mbarimit të filmit nxënësve u kërkohet të shfletojnë librin në njësinë mësimore “Kujdesi ndaj përdorimit të teknollogjisë informative nga njeriu” dhe pastaj diskutojnë për pikat e diskutimit që janë të parapara më lartë, duke ju referuar filmit të shfaqur “Matrix”. -Sa mendoni që kemi avantazhe nga përdorimi i paisjeve teknollogjike dhe cilat janë ato? -Ndikimi në biznes dhe blerjet online i teknologjisë informative? -Ndikimi në shoqëri i teknollogjisë informative? -Ndikimi i lojërave kompjuterike tek të rinjtë në aspektin psiko social?

Hapi III: Reflektim: Diskutim (5 min)

Duke reflektuar rreth njohurive të përfituara gjatë kësaj ore mësimore, mësimdhënësi nxit në klasë një diskutim, ku pyeten nxënësit nëse kanë diçka për të diskutuar për sjelljen e tyre si përdorues të paisjeve të ndryshme të teknollogjisë informative duke filluar nga kompjuteri, telefonët e mençur e tjera paisje. Diskutohet rreth përdorimit të softverëve për lojëra komjuterike, përparësive dhe mangësive. Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë mendimet e tyre duke sjellë shembuj konkretë nga jeta e përditshme dhe nga njohuritë e tyre si përdorues aktual të paisjeve teknologjike se si duhet të menagjojnë kohen e tyre sa më racionalisht ashtu që mos të kalon në varshmëri totale nga nga kjo lloj “droge” e shekullit 21.

TIK
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.