Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Kjo është Tringa

Filmi

Kjo është Tringa


Lënda

SOCIOLOGJI


Përgatitur nga

Jehona Luma - Reçica, SH. M. "Ulpiana" - Lipjan

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Kjo është Tringa
Kjo është Tringa

Përshkrimi i filmit

Gjithnjë e më shumë rrjetet sociale po vjedhin kohën, jetën tonë, ashtu si asnjë formë tjetër e revolucionit teknologjik të realizuar ndër vite. Janë copëza informacionesh që rrezikojnë ta zhysin individin në një botë irracionale, supersticioze dhe jo të vërtetë, ndërkohë që në këto rrjete kemi dhe përmbysje të imazheve dhe fjalëve të shkruara.

Filmi dokumentar ”This is Tringa” përshkruan ndikimin e rrjeteve sociale në jetën e të rinjve, duke shtrembëruar realitetin ekzistues me anë të postimit të fotografive në rrjetet sociale. Tringa një vajzë adoleshente ndan historinë personale për të treguar vështirësitë që ka hasur në shoqëri, edhe ajo nuk mund të shmang rëndësinë e ndikimet sociale tek gjendja shpirtërore e saj.

Në këtë film, Tringa mos pranimin social nga të tjerët, mundohet ta mbulojë duke postuar imazhe në rrjetet sociale si një person i lumtur dhe e rrethuar me miq, ndërsa realiteti ka qenë krejt ndryshe nga që ajo përjeton shumë ngacmime verbale, përjashtim nga grupi, diskriminim, përbuzje nga gjithë klasa dhe shoqëria.

Njësia mësimore

Ndërveprimi shoqëror në hapësirat virtuale

Fushat e kurrikules

Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla V, VI.
Klasa XI

Kompetencat

I. Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta, shkenca, shoqëria, duke përdorur forma të ndryshme të komunikimit me gojë me shkrim etj.)

II. Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (Në forma të ndryshëm prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimin aktual lidhur me temën përkatëse)

III. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm (Shpjegon të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e individit në raste të ndryshme, si: në shtëpi, në klasë, në shkollë, në shoqëri, dallon rastet kur hyjnë në konflikt me njëri-tjetrin dhe paraqet alternativa të zgjidhjes së tyre)

Rezultatet e të nxënit

Aftësim për mësim gjatë gjithë jetës;
Përgjegjësia ndaj vetës si dhe shoqërisë;
Krijimi i identitetit personal.

SOCIOLOGJI
DokuLab
Kjo është Tringa

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

SOCIOLOGJI
DokuLab
Kjo është Tringa
Kjo është Tringa

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë rëndësie ka ndikimi social në vetëvlerësim?
  2. Përdorimi i fotografive a ndikon në imagjinatën tonë se si të tjerët na shohin?
  3. Çfarë është grupi dhe pranimi në grup ?
  4. Bazuar në film, si e shpjegoni efektin e shtrembërimin e realitetit me anë të postimeve të fotografive në rrjetet sociale?


Aktivitetet

Evokimi: MPP (Marrëdhëniet Pyetje-Përgjigje)

Mësimdhënësi/ja nxit në klasë diskutime rreth pyetjeve të mëposhtme: Cili është roli dhe rëndësinë e ndikimit social në krijimin e identitetit personal Përgjigjet më interesante të nxënësve shënohen në tabelë.

Realizimi i kuptimit: Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD) dhe shikimi i filmit.

Fillimisht nxënësit e lexojnë njësinë mësimore dhe më pastaj ju lëshohet filmi. Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor dhe shikimi i filmit i nxit nxënësit ta diskutojnë këtë temë.

Reflektimi: Rrjeti i diskutimit.

Duke u bazuar ne filmin që e shikuat çfarë rëndësie ka faktori social për funksionimin e individit në mënyrë të shëndetshme?

SOCIOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.