Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Kjo është Tringa

Filmi

Kjo është Tringa


Lënda

GJUHË SHQIPE


Përgatitur nga

Nuhi Kuçi, SH. M. "Skënderbeu" Kaçanik

Kjo është Tringa
Kjo është Tringa

Përshkrimi i filmit

Në filmin dokumetar “Kjo është Tringa” përshkruhet historia e Tringës, e cila tregoj përvojën e saj gjtë shkollës së mesme. Tregon se shpeshherë është ndjerë e vetmuar, edhe pse në fotot e saj që i ka postuar në rrjete sociale shihet sikur është e lumtur.

Ajo tregon se ka qenë e lënë anash nga bashkëmoshatarët, e nënçmuar, por Tringa është munduar që këtë brengë të mos e shpreh para të tjerëve. Për këtë qëllim ajo poston foto ku shihet e lumtuar, por pas atyre fotove është një person krejt ndryshe, e mbyllur në vetëvete, e vuajur.

Përmes këtij filmi dokumentar ne mund të kuptojmë shumë mirë fatin e Dijës si femër te vepra e Haki Stërmillit, e cila jeton jetën e vet ndërmjet relitetit dhe ëndrrës. Në këtë vështrim Dija nuk është tregim i një fati njerëzor, por edhe sibolizim i një jete shoqërore. Në këtë mënyrë, në vend të veprimit të rebeluar , kemi flijimin sentimental siç ngjet në letërsi, në shumë vepra të autorëve.

Njësia mësimore

Letërsi shqiptare, Fati i Dijës si femër te romani “Sikur të isha djalë” i Haki Stërmillit

Fushat e kurrikules

Gjuhët dhe Komunikimi, Jeta dhe Puna, Shoqëria dhe Mjedisi.

Përshtatshëm për

Shkalla V, VI. Klasa XI, XII.

Kompetencat

I. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Paraqet para një audience të caktuar, përmes së paku një forme të komunikimit çështjet thelbësore të ngritura në një vepër. Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta duke përdorur forma të ndryshme të komunikimi me gojë, me shkrim, film dokumentar, krijim letrar etj.)

II. Kompetenca e të menduarit (Bën hulumtim në mënyrë të pavarur për një çështje të caktuar, pra, për emancipimin e femrës shqiptare; Përpunon në mënyrë kritike informatat e mbledhura nga burime të ndryshme për ndonjë temë të ndjeshme në shoqëri, formon qëndrim kritik dhe e paraqet atë gjatë një debati me moshatarë dhe me të tjerë për çështjen e ngritur, ‘për’ ose ‘kundër”)

III. Kompetenca personale (Diskuton në grup për mënyrat e bashkëpunimit me të tjerët për të zgjidhur një situatë të re mësimore)

IV. Kompeteca qytetare (Prezanton mënyrën e funksionimit të mjedisit shoqëror në nivel lokal dhe me gjerë, si dhe me shembuj konkretë tregon kontributin e vet në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të mjedisit)

Rezultatet e të nxënit

-Identifikon tematikën që trajtohet në këtë vepër;
-Analizon fatin Dijës si femër shqiptare në kohën kur është shkruar vepra;
-Diskuton për kapërcimin e kësaj çështjeje edhe në kohën e sotme.

GJUHË SHQIPE
DokuLab
Kjo është Tringa

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

GJUHË SHQIPE
DokuLab
Kjo është Tringa
Kjo është Tringa

Pikat e diskutimit

  1. Pse femrat kanë qenë të diskriminuara në shumë aspekte?
  2. A mund të themi se femrat janë më të ndjeshme?
  3. A duhet ta mbajmë sekretin...?


Aktivitetet

Pjesa Hyrëse: Studi mendimesh (5 min)

Bashëbisedojmë me nxënës për botën mashkullore dhe femërore, emocionat që kanë për të njëjtën gjë. Tregojnë ndonjë moment kur janë ndjerë të diskriminuar.

Pjesa Kryesore: Shikimi i filmit “This is tringa“ (10 min)

Nxënësve u kërkohet që gjatë prezantimit të filmit “This is Tringa ” të mbajnë ndonjë shënim, ndonjë fjalë dhe pas mbarimit të filmit të diskutojnë për të.

Rrjeti i Diskutimit dhe stuhi mendimesh ( 20 min )

Pas mbarimit të filmit nxënësve u shpërndahen fletë me një fragment nga vepra e Haki Stërmillit, në të cilën tratohet fati i Dijë si femër dhe pastaj bashkëbisedojnë për pikat e diskutimit që janë të parapara më lartë, (shënohen në tabelë): -Pse femrat kanë qenë të diskriminuara në shumë aspekte? A mund të themi se femrat janë më të ndjeshme? A duhet ta mbajmë sekretin...?

GJUHË SHQIPE
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.