Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Von


Lënda

Gjeografi


Përgatitur nga

Kosovar Xhokli, SH. M. "Skënderbeu" Kaçanik

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Von

Përshkrimi i filmit

Fabula e këtij filmi flet mbi shtresat shoqërore sociale në një shoqëri në tranzicion dhe me probleme të shumta socio-ekonomike. Hana, personazhi kryesor në film, paraqitet me një monolog të cilen e potretizon vajzen e brishtë, të luhatur emocionalisht, dhe nga prespektiva e saj se si e sheh botë nga jashtë e bënë edhe me të pa sigurtë në vetvete.

Bota e jashtme paraqitet një kaos emocional, shoqëror dhe mjedisor, në një zonë urbane të “çrregulltë” ku çdo gjë ka kuptim, por jo edhe kuptimin e botës që Hana do të dëshironte ta shihte. Pas shumë ballafaqimesh dhe përpjekjesh për të ndryshuar, ishte një moment kthese, ku Hana mbledhë forcat dhe motivon veten për t’u përballur me këtë realitet, dhe duke reflektuar me veten, arrinë ta kuptojë se bota nuk qenka gri ashtu siç ajo mendonte, por paska edhe ngjyra tjera.

Njësia mësimore

Urbanizmi dhe problemet sociale të strukturave demografike

Fushat e kurrikulës

Shkencat e Natyrës

Përshtatshëm për

Shkallën 5 dhe 6;
Klasët: XI dhe XII.

Kompetencat

—Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit I-1, 2 dhe 7;
—Mendimi kritik dhe kreativ II - 1 dhe 3;
—Kompetenca për jetë, punë dhe mjedis IV-1,  3 dhe 4.

Rezultatet e të nxënit

—Të analizojmë aspektet mjedisore në zonat urbane;
—Të njihemi me poziten e strukturave demografike, biologjike, moshore dhe gjinore në një shoqëri në tranzicion me elemente tradicionale dhe patriarkale;
—Të analizojmë faktorët shtytës dhe tërheqës (Push & Pull) të migrimit në një shoqëri me botëkuptimeve të ndryshme.

DokuLab
Von

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Von
Von

Pikat e diskutimit

  1. Në çfarë pozite sociale dhe ekonomike gjendet Hana?
  2. Si duket ambienti apo mjedisi i jashtëm që Hana jeton?
  3. Cili ishte mjeti kryesor që Hana përdori dhe arriti ta rikthej apo rimarrë veten dhe të pajtohet me realitetin të cilën jeton?
  4. Duke u bazuar në pamjet vizuele, cilat ishin mangësitë apo defektet urbane në këtë film?


Aktivitetet

Evokim (10 min.) Diskutim në klasë - mendimi kritik

Si qëndron familja shqiptare-kosovare në aspektin socio-ekonomik?

Realizim (10 min.) Filmi zgjat 6-min. kurse 4-min. përgatitja teknike

Realizimi i orës mësimore qëndrore bëhet duke përdoren tekniken e avancuar (Video-Tech) me shfaqje në video projektor të filmit, ku nxënësve në mënyrë të barabartë dhe njëkohësisht iu mundësohet të shikojnë filmin.

Realizimi (20 min.) Teknika: Stuhi mendimesh.

Dy pika diskutimi: 1. A ofrojnë instutucionalet, shkollat apo në përgjithësi shoqëria jonë mbështetje personave me bindje, orientim, besim, shtresë sociale, ekonomike etj. dhe a trajtohen barabartë këta persona në shoqërine tonë. 2. Po ta kishit një mekanizem në dorën tuaj për t’i ndryshuar gjërat për të mirë, cila shtresë e shoqërisë ka nevojë për ndryshime imediate.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s