Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Hana flet në emer të shumë moshatarëve të saj, shumë vajza e djem kanë gjetur veten në fjalët e Hanës.
Ky film flet edhe për ata që flasin, po fjalët dhe vuajtjet nuk ju dëgjohen, andaj si çdo kush me dhimbje edhe ata mësohen të jetojnë në atë errësirë. Nuk është e lehtë ta pranosh e ta duash veten, në fakt para se gjithash është hapi i parë drejt krijimit të lumturisë brenda vetës. Shoqëria ka krijuar standarde të përshtatjes në grupe të ndryshme, por ndonjëherë as aty nuk e gjen veten. Shumë gjëra marrin kohë të kuptohen e të duhen.
Si çdo fund tjetër edhe këtu tregohet i lumtur, sepse tregon fije shprese e dritë në jetën e saj. Dhe duket se ajo është çfarë Hana po kërkon prej shumë kohësh.
—Vija
—Artet
Shkallën: 5 dhe 6;
Klasa: XI dhe XII.
◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit;
◎ Kompetenca e të menduarit - mendimtar kreativ;
◎ Kompetenca e të nxënit-nxënës i suksesshëm;
◎ Kompetenca personale - Individ i shëndoshë;
◎ Kompetenca qytetare - Qytetar i përgjegjshëm.
◉ Përcepton lloje të ndryshme vijash në mjedisin rrethues;
◉ Evidenton funksionet dhe vlerat e vijave;
◉ Shprehet nëpërmjet vijës dhe përdor karakteristikat e saj.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Ftohen nxënësit të diskutojnë për vijën duke u mbështetur në njohuritë e tyre paraprake dhe përvojat e tyre artistike dhe emocionale.
Në pjesën kryesore fillohet me punën praktike duke ua caktuar njësin përkatëse pas shfaqjes së filmit "Von", në këtë rast ata duhet që brenda kohës së caktuar ta bëjnë punimin dhe si koncept të realizojnë ide të ndryshme që shfaqin lloje të ndryshme vijash. Nxënësit punojnë të pavarur.
Në këtë pjesë bëhet nxjerrja e përfundimeve apo konkluzioneve si dhe reflektimi mbi rezultatet e punës në përgjithësi, gjithashtu duke u lënë hapësirë të shprehen edhe nxënësit për ecurinë e punës deri në fund të realizimit të kësaj njësie mësimore.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.