Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Von


Lënda

Psikologji


Përgatitur nga

Feride Thaçi, SH. M. "Ulpiana" Lipjan

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Von

Përshkrimi i filmit

Një histori sesi gjërat e vogla në jetë mund ta ndihmojnë dikë të gjejë dhe ta dojë veten.

Fillimi i filmit pasqyron krizat me vetëbesim dhe vetëvlerësim tek personazhi.

Sfidat ballafaquese mes zgjedhjes për të qenë vetja dhe përmbushjes se pritshmërive të të tjereve për të.

Përfundimi i filmit sjellë porosi të qarta motivuese duke ftuar të mendohet që dashuria dhe respekti për veten janë në dobinë tonë fillimisht, dhe gjithësesi kanë ndikim pozitiv edhe tek njerëzit që ndërveprojmë në përditshmëri, veçanërisht.

Njësia mësimore

—Perspektivat mbi motivimin

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën: 5 dhe 6;
Klasa: XI dhe XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit;
◎ Kompetenca e të menduarit- mendimtar kreativ;
◎ Kompetenca e të nxënit-nxënës i suksesshëm;
◎ Kompetenca personale- Individ i shëndoshë;
◎ Kompetenca qytetare- Qytetar i përgjegjshëm.

Rezultatet e të nxënit

◉ Shpjegon dallimet mes motiveve të brendshme dhe të jashtme;
◉ Njeh motivet dhe motivacionin;
◉ Shpjegon ndikimin e motiveve në sjelljen njerëzore;
◉ Mëson klasifikimin e motiveve.

DokuLab
Von

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Von
Von

Pikat e diskutimit

  1. Përshkruani nevojën tuaj për vlerësim
  2. Krahasoni frikën nga suksesi dhe frikën nga mossuksesi?
  3. Mendoni dy sjellje që i keni bërë sot. Cili ka qenë motivi për këto sjellje?
  4. Analizoni njerëz të njohur për motive të forta për sukses në karrierë. Dalloni karakteristikat e tyre dhe përpiquni të zbuloni se cfarë kushtesh prodhojnë njerez të tillë.


Aktivitetet

Tipi i orës: Zhvillim; Struktura e orës: ERR; Evokimi - (5 min):

Stuhi mendimesh, nxënësit pyeten se çfarë dijnë rreth motivimit? Cili është niveli i motivimit që kanë aktualisht? Ora vazhdohet me shfaqjen e filmit Von (6 min).

Realizim kuptimi - (19 min):

Punë në grupe (gjithsej 2 grupe). Mësimdhënësi i ndanë temat për 2 grupet: Grupi i parë - Motivet, motivacioni dhe klasifikimi i motiveve; Grupi i dytë - Teoritë mbi motivimin. Secili nga grupet punon në mënyrë të pavarur për evidentimin dhe shtjellimin e çështjeve kryesore që ndërlidhen me temen dhe filmin e shikuar më parë. Më pas rezultatin e punës së bërë në grupe e ndajnë me grupet tjera.

Reflektimi - (15 min):

Imagjinatë e drejtuar me pyetjet: Mendoni dy sjellje që i keni bërë sot. Cili ka qenë motivi për këto sjellje? Analizoni njerëz të njohur për motive të forta për sukses në karrierë. Dalloni karakteristikat e tyre dhe përpiquni të zbuloni se cfarë kushtesh prodhojnë njerez të tillë.

Detyrë shtëpie:

Shkruani një ese prej 200 fjalësh për motivacionin njerëzor

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s