Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi i shkurtër me titullin “Ustah” në shikim të parë të krijon përshtypjen sikur është “i zbrazët”, por ngërthen tematika të shumta, të cilat mund t’i kuptojmë e analizojmë përmes detajeve të shfaqura.
Meqenëse është film me përmbajtje shumë të pranueshme dhe gjuhë të thjeshtë e aspak vulgare, filmin “Ustah” e konsideroj material të përshtatshëm për grupmosha dhe klasë të ndryshme.
Është vërtet e rrallë të gjendet / krijohet një material i këtillë audiovizuel i cili integron dhe gërsheton në një mënyrë të veçantë lëndë dhe fusha të ndryshme kurrikulare. Në këtë rast, do të fokusohemi tek klasa e VII.
—Të krijuarit përmes artizanateve
—Gjuhët dhe komunikimi
Shkalla 4,
Klasa VII.
◎ Mendimtar kreativ
◎ Komunikues efektiv
◎ Nxënës i shkëlqyeshëm
⦿ Diskuton rreth mënyrës se si zhvillohen zanatet e shfaqura (punës së dorës) dhe përshkruan pajisjet e përdorura të punës.
⦿ Analizon gjuhët e folura në aspektin kulturor.
⦿ Konkludon që ruajtja e artizanateve është vlerë për shoqërinë dhe argumenton pse ato janë dëshmi e identitetit tonë kombëtar.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Nxënësve u kërkohet të bëjnë një tabelë me 3 kolona, me titujt: “Di, Dua të Di, Mësova”, teknikë mësimore në të cilën “shkrihen” gjithë teknikat e tjera. Përmes pyetjes: “Çka mendoni se dini për …?” ndihmojmë nxënësit të hynë në temë, përmes “Brainstorming”. Shkruajmë paranjohuritë e tyre.
Pastaj, shkruajmë tek kolona e dytë pyetjet që na interesojnë. Këto pyetje mund të jenë:
◼ Cilat janë zanatet/artizanatet më të popullarizuara në Kosovë?
◼ Cili qytet në Kosovë vazhdon të ruaj traditën e punëve artizanale?
◼ A janë artizanatet dëshmi e identitetit tonë kombëtar?
Më pas, nxënësit fillojnë të shikojnë filmin e shkurtër “Ustah”, i cili përmbledh qëllimin dhe objektivat kryesore të kësaj njësie mësimore dhe u ndihmon nxënësit t’i gjejnë përgjigjet e pyetjeve që kanë.
Në pjesën e fundit, nxënësit shkruajnë informatat e reja që i kanë marrë gjatë dëgjimit/shikimit të filmit, në kolonën e tretë “Mësova”.
Në fund, si aktivitet i pavarur/individual, nxënësit shkruajnë një ese të shkurtër (4-5 fjali) me titullin e njësisë mësimore: “Të krijuarit përmes antizanateve”.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.