Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Në këtë film prezentohen dy protesta me qëllim të njëjtë por me pikëpamje apo me perspektiva të ndryshme. (Minuta 23:00 – 30:00).
Në një anë, grup protestuesish të cilët vihen në mbrojtje të qëllimit, ndërsa në anën tjetër, grup protestuesish të cilët vihen në kundërshtim të qëllimit. Pjesa interesante qëndron në faktin se protesta ndodh në të njejtin vend dhe në të njëjtën kohë.
Informata që është marrë nga informues të caktuar, në rrjete sociale për këto evente, a mund të ketë qëllim që ti drejtojë njerëzit në dhunë apo provokim?
Është e rëndësishme të mësojmë se duhet të bëhet verifikimi i informacionit nga kush dhe çfarë, sepse shpërndarja e saj, pa u verifikuar mirë, mund të shkaktojë kaos në komunitet.
—Galaxies
—Shkencat e Natyrës
Shkalla VI (Klasa 12)
◎ Komunikim dhe të shprehurit;
◎ Të menduarit;
◎ Të mësuarit;
◎ Për jetë, për punë dhe për mjedis;
◎ Personale.
Përmes shfaqjes së filmit nxënësit do të motivohen të arrijnë të:
◉ Diskutojnë për jetën përtej tokës
◉ Argumentojnë lidhur me faktet e jetës në tokë
◉ Analizojnë të dhënat ekzistuese për planetet në gjithësi
◉ Vlerësojnë përfitimet që njerëzimi mund t’I ketë nëse ekziston ndonjë planet që mund të jetohet
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
—Shpjegim i shkurtër (15 minuta); —Bashkëbisedim me shokun afër (Dialog 5 minuta);
—PHET Simulimet: https://phet.colorado.edu/en/simulations/filter?subjects=earth-science&type=html,prototype (Vizualizimi i lëvizjes së planeteve - 5 minuta); —Eksperiment real me ujin në lavaman (Funksionimi i planetëve në bazë të gravitetit - 5 minuta); —Film i shkurtë (Video: https://vimeo.com/825404026 - 10 minuta); —Diskutim brenda klasës, ndarje në dy grupe [—a. Ata që besojnë në ekzistncë të Alienëve dhe; —b. Ata që nuk besojnë në ekzistencën e Alienëve] (30 minuta)
—Gjatë kësaj faze të orës mësimdhënësja do të nxis diskutimin për të parë nëse të gjithë nxënësit kanë arritur të krijojnë njohuri të reja dhe të vërejë nivelin e zhvillimit të shkathtësive të të menduarit kritik dhe kreativ. Gjatë kësaj periudhe do të bëhet një përmbledhje dhe mësimdhënësi përmes pyetjeve do të nxis diskutimin mes nxënësve. Në fund, pasi që nxënësit të kenë vendosur idetë e tyre lidhur me temën, mësimdhënësja do të mbledh punën e tyre, me c’rast do të bëjë përzgjedhjen e punës më të mirë (My favorite YES) dhe përzgjedhjen e punës më të dobët (My favorite NO). Duhet të theksohet se puna e nxënësve do të jetë anonime, vetëm se mësimdhënësja do të lexojë punën e nxënësit (My favorite Yes dhe NO), me qëllim që të jap mundësinë për të kuptuar se cilat fakte qëndrojnë. Përmes kësaj forme të gjithë nxënësit do të mësojnë njohuri të reja nga njëri tjetri dhe do të kenë mundësi për të hulumtuar për faktet e reja gjatë periudhës në shtëpi ose gjatë ditëve në vazhdim.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.