Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Prey


Lënda

Psikologji


Përgatitur nga

Jeta Rexha, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Prey

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Prey” zbulon dëshirën instiktive dhe impulsive për të përdorur një substancë, pavarësisht pasojave që përdorimi i saj mund të sjellë.

Duke i parë substancat si një mënyrë e mirë dhe kalimtare për të shpenzuar kohën këndshëm, ajo bie pre e përdorimit të tyre duke mos qenë e vetëdijshme për efektet negative të abuzimit që janë aty, të gatshme për ta sulmuar.

Njësia mësimore

—Ndikimet kulturore në përdorimin e drogave psikoaktive

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën 5 dhe 6,
Klasat: XI, XII

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Komunikues efektiv)

◎ Kompetenca e të menduarit (Mendimtar kreativ)

◎ Kompetenca e të mësuarit/nxënit (Nxënës i suksesshëm)

◎ Kompetenca personale (Individ i shëndoshë)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Njeh ndikimet kulturore në përdorimin e drogave psikoaktive;

⦿ Kupton disa nga arsyet se përse njerëzit përdorin drogë;

⦿ Shpjegon faktorët socialë dhe kulturorë që lidhen me abuzimin me drogën tek adoleshentët.

DokuLab
Prey

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Prey
Prey

Pikat e diskutimit

  1. Vijojnë te aktivitetet


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive:

STUHI MENDIMESH (7-min.) — Ora e mësimit fillon duke lexuar një fakt të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri. "Mos pini duhan! Arteriet tuaja bllokohen më shpëjt nëse jeni duhanpirës." Më pas mësimdhënësi/ja pyet nxënësit se: —1. Çfarë janë drogat psikoaktive dhe si ndikojnë ato në organizëm?

Ndërtim i njohurive:

PUNË NË GRUPE (28-min.) — Klasa ndahet në tre grupe: ◼ Grupi 1: Evidenton arsyet pse njerëzit e përdorin drogën. ◼ Grupi 2: Liston faktorët shoqërorë dhe lidhjen me abuzimin me drogën. ◼ Grupi 3: Liston faktorët socialë dhe lidhjen me abuzimin me drogën. —Secilit grup i jepet kohë të njihet me informacionin e tekstit. Më pas përfaqësuesit e grupeve japin përgjigjet dhe diskutohet rreth tyre.

Përforcim i njohurive:

SHKRIM I LIRË (10-min.) — Nisur nga arsyet e abuzimit me drogat, egzistojnë mënyra shumë më të shëndosha për t’u ballafaquar me faktorët e lartëpërmendur. Shkruani disa mënyra të shëndosha për t’u ballafaquar me: —1.Marrjen e kënaqësisë —2.Përballimin nga stresi —3.Shmangien e dhimbjes

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s