Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Peroni 7


Lënda

Argumentimi logjik


Përgatitur nga

Athina Sylejmani, SH. F. "Dardania" Rakaj, Ferizaj

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Peroni 7

Përshkrimi i filmit

Ky film trajton temën e migrimit, specifikisht periudhën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ngjarja zhvillohet në një stacion të autobusëve, ku shfaqen persona të ndryshëm që kanë vendosur të largohen nga vendi për kushte më të mira, por edhe për të vizituar të afërmit apo shoqet/shokët e tyre.

Periudha e dimrit, pra pamjet e ftohta e praqesin tranzicionin që vendi po përjeton dhe trishtimin që mbart largimi nga vendi dhe nga më të dashurit, trishtimin e asaj çfarë lëmë pas dhe pasigurinë e asaj se çfarë do të gjejmë.

Njësia mësimore

—Eksplorimi i dallimeve ndërmjet mendësisë fikse dhe asaj rritëse

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla 3;
Klasa VI.

Kompetencat

◎  Kompetenca e komununikimit dhe të shprehurit;
◎  Kompetenca e të menduarit.

Rezultatet e të nxënit

⦿ Përcakton se cilës mendësi i takojnë deklaratat e shfaqura në ekran;
⦿ Riformulon deklaratat fikse në deklarata rritëse;
⦿ Argumenton qëndrimet e saj/tij gjatë debatit.

DokuLab
Peroni 7

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Peroni 7
Peroni 7

Pikat e diskutimit

  1. Pikat e diskutimit janë të përfshira te aktivitetet.


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive - Brainstorming

Ora mësimore fillon me një video/dokumentar, pra filmi “Peroni 7”. Pas përfundimit të filmit zhvillohet një brainstorming/stuhi mendimesh për temën “Emigrimi”.

Ndërtimi i njohurive - Diskutim

Nxënësit duhet të bëjnë një debat ku ndahen në pro edhe kundër temës së migrimit. Ndërkohë gjatë debatit dalin në pah mendësi të ndryshme se pse njerëzit migrojnë. Më pas nxënësit lexojnë një përkufizim të fjalës mendësi dhe mendësisë fikse dhe rritëse.

Përforcimi i njohurive - Shqyrtimi kategorizues

Nxënësve u shfaqen disa fraza të mendësisë fikse dhe rritëse dhe pasi i identifikojnë dhe kategorizojnë fjalitë në dy grupime në grupin e parë mendësitë fikse dhe në grupin e dytë mendësitë rritëse atëherë i kthejnë mendësitë fikse në mendësi rritëse.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s