Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Në kërkim të së bukurës


Lënda

Histori


Përgatitur nga

Alberina Krasniqi-Osmanaj, SH. M. "Haxhi Zeka" Istog

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Në kërkim të së bukurës

Përshkrimi i filmit

Tre gra të ndryshme flasin për marrëdhënien e tyre me grimin, përditshmërinë, çfarë reflekton dhe si ndikon tek to.

Ato nuk ndihen mirë të dalin jashtë pa grim pasi qe ndikohen nga bashkëmoshatarët e tyre, rrjetet sociale, interneti etj.

Përshkruhen paragjykimet që rinia i ka në aspektin e dukjes dhe në lidhje me prioritetet që realisht ata kanë për veten.

Njësia mësimore

—Revolucioni i Tretë Tekniko-Shkencor

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla e kurrikulës: VI
Klasa: XII

Kompetencat

I. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit – Komunikues efektiv
II. Kompetenca e të menduarit – Mendimtar kreativ
III. Kompetenca e të nxënit – Nxënës i suksesshëm
IV. Kompetenca për jetë, për punë dhe mjedis – Kontribuues produktiv
V. Kompetenca personale – Individ i shëndoshë
VI. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm

Rezultatet e të nxënit

◉ Rezultati i të nxënit të temës: Vlerëson të arriturat shkencore teknike-teknologjike dhe identifikon rrjedhojat pozitive dhe negative të tyre për Tokën dhe njerëzimin.
◉ Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Analizon të arriturat shkencore teknike-teknologjike të Revolucionit të Tretë TeknikoShkencore; Argumenton anët pozitive dhe negative të shkencës dhe teknologjisë.
◉ Kriteret e suksesit: Identifiko së paku pesë arritje shkencore teknike-teknologjike të Revolucionit të Tretë TeknikoShkencore; Thekso së paku tri pasoja pozitive dhe tri pasoja negative të shkencës dhe teknologjisë.

DokuLab
Në kërkim të së bukurës

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Në kërkim të së bukurës
Në kërkim të së bukurës

Pikat e diskutimit

  1. Pasojat pozitive dhe negative të shkencës dhe teknologjisë
  2. A janë të dëmshme për shëndetin paisjet teknologjike?
  3. A mund të dergojnë në varshmëri dhe izolim nga familjarët dhe shoqëria?
  4. Sa ndikoheni nga rrjetet sociale në jetën tuaj?
  5. Paragjykimet që rinia i ka në aspektin e dukjes?


Aktivitetet

Diskutimii i lirë:

Në fillim të orës mësimore, mësimdhënësi/ja zhvillon një bashkëbisedim me nxënësit duke u shpjeguar atyre se në shtëpitë tona kemi shumë pajisje të ndryshme elektronike, si: kompjuter, televizor etj. Pas kësaj, nxënësve u parashtrohen disa pyetje, të cilat ndihmojnë në zhvillimin e njësisë së sotme mësimore, si: 1. Çfarë dini për arritjet shkencore të Revolucionit të Parë dhe Dytë Tekniko-Shkencore? 2. Si mendoni, çfarë mund të ketë ndodhur me arritjet shkencore gjatë shek. XX. A u zhvilluan më tej, apo nuk kishte zhvillim të mëtutjeshëm? 3. A mos ndodhi një revolucion i madh shkencor? 4. Elementet pozitive dhe negative të perdorimit të internetit etj.

Pohimi/Dëshmitë/Arsyetimi:

Po t’u mësojmë nxënësve si të përdorin dëshmitë, atëherë ne u kemi mundësuar atyre të zhvillohen si qenie njerëzore etike, me ç’rast do të kenë më pak mundësi për t’u manipuluar. Andaj, në ditët e sotme është shumë e rëndësishme që të ndihmohen nxënësit për të bërë dallimin në mes argumentit, bindjes dhe propagandës. Kështu që, një nga qëllimet e mësimit të mendimit kritik është përmirësimi i shkathtësive të nxënësve për të formuluar opinionin e tyre dhe për ta mbështetur atë me dëshmi valide. Në këtë kontekst, nxënësit duhet të kenë shumë 4 raste për t’i praktikuar shkathtësitë e të kuptuarit të leximit, duke identifikuar pohimet, dëshmitë dhe arsyetimin. Duke pasur parasysh këtë që theksuam, në fazën e dytë do të aplikojmë këtë metodë, e cila konsiderohet ndër metodat më të njohura bashkëkohore që aplikohen në shkollat e shekullit 21. Më poshtë po paraqesim një shembull se si do ta aplikojmë këtë metodë në zhvillimin e njësisë mësimore të kësaj ore. Faza përgatitore: Nxënësit orën e kaluar janë paralajmëruar për mënyrën e zhvillimit të kësaj metode, me ç’rast janë udhëzuar që të shfrytëzojnë edhe internetin me qëllim të informimit rreth arritjeve shkencore teknike-teknologjike që kanë ndodhur gjatë shek.XX. Fillimisht udhëzohen nxënësit që të ndahen në katër grupe, e më pas obligohen që të lexojnë njësinë mësimore. Pasi të përfundojnë leximin, do t’u ndahen detyrat si më poshtë: Grupi i parë e ka si detyrë të formulojë një (1) pyetje rreth njësisë mësimore, mbi bazën e së cilës në vazhdim do zhvillohet gjithë angazhimi i grupeve të tjera të nxënësve. Grupi i dytë, pasi kanë dëgjuar pyetjen e parashtruar nga grupi i parë, e ka si detyrë të formulojë një (1) pohim që i përgjigjet pyetjes së parashtruar nga grupi i parë. Grupi i tretë, pasi të ketë dëgjuar pohimin e ofruar nga grupi i dytë, e ka si detyrë të ofrojë dëshmitë e tyre në mbështetje të pohimit të ofruar nga grupi i dytë. Grupi i katërt, pasi të ketë dëgjuar dëshmitë e ofruara nga grupi i tretë, e ka si detyrë të arsyetojë dëshmitë e ofruara nga grupi i tretë.

Shikimi dhe komentimi i filmit:

Shikojmë bashkarisht filmin

Vlerësimi:

Nxënësit do të vlerësohen për angazhimin e tyre gjatë gjithë orës mësimore, e në veçanti gjatë fazës së dytë, me ç’rast nxënësit do zhvillojnë të menduarit kritik, duke ofruar dëshmi për pohimet e formuluara nga nxënësit gjatë punës së tyre në grupe. Vlerësimi i nxënësve do të evidentohen edhe në ditarin personal të mësimdhënësit/es.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s