Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Përmes intervistave me nxënës, mësimdhënës dokumentari pasqyron frikën, pasigurinë dhe paragjykimet që kanë mbetur të trashëguara nga e kaluara. Thjeshtë ka barrierë.
—Barrierat në reaksionet kimike
—Shkencat e natyrës
Klasa XI;
Shkalla V.
◎ Kompetenca e të nxënit;
◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit;
◎ Kompetenca qytetare.
⦿ Shpjegon faktorët të cilët ndikojnë në reaksionet kimike (kontakt, përzierje, barrierë);
⦿ Analizon shembujt real ku pengesat ndikojnë në proceset kimike;
⦿ Krahason (bën analogji) ndërmjet proceve kimike dhe situatave sociologjike;
⦿ Eksperimenton reaksionin kimik me barrierë dhe pa barrierë.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Ora fillon me pyetje motivuese: Çfarë simbolizon muri?, Si ndikon ndarja te bashkëpunimi? Tregoni si ndikojnë katalizatorët dhe barrierat në kimi?; Koha: 10 minuta;
Mësimdhënie e drejtpërdrejtë (shpjegim, sqarim, eksperiment): Teknika e pyetjeve që nxisin nxënësin; Diskutim dhe të nxënit në bashkëpunim (grupe të vogla, grupe të mëdha, gjithë klasa); Demonstrim praktik - përgatiten gotat pa editor, çfarë ka në gota, pastaj eksperimenti vazhdon dhe zhvillohet gjatë procesit të orës.
Zhvillimi i mësimit (25-30 minuta) pasi kanë shikuar filmin nxënësit.
A. Lidhja e drejtpërdrejtë me koncept kimik: “Aktivizimi i reaksioneve” ⦿ Mësuesja shpjegon se për të ndodhur një reaksion kimik duhet që grimcat të takohen. ⦿ Nëse ka mur (pengesë), grimcat nuk takohen → nuk ndodh reaksion. ⦿ Paralelizëm me filmin: Nxënësit shqiptarë dhe serbë ishin njësoj si grimcat që nuk mund të bashkëveprojnë sepse mes tyre ishte një mur.
B. Shembull praktik në klasë. ⦿ Vendosen dy gota me dy tretësira që duhen për t’u përzier (p.sh. uthull + sodë buke). ⦿ Mësoni se çfarë ndodh kur ato takohen – ka reaksion (shkumë, gaz)? ⦿ Pastaj mësuesja vendos një pengesë (letër ose plastikë) midis tyre dhe tregon që pa kontakt nuk ka ndryshim. ⦿ Mesazhi: Kur barrierat janë të pranishme – qoftë në kimi, qoftë në jetë – nuk ka zhvillim.
C. Diskutim në grupe. Nxënësit ndahen në grupe të vogla dhe diskutojnë: —Cilat “reaksione” njerëzore bllokohen kur vendoset një mur mes komuniteteve? —Në film, si ndikoi muri te fëmijët? —Në kimi, si ndryshon shpejtësia e reaksionit kur hiqet barriera? —Çfarë “katalizatorësh socialë” mund të ndihmojnë në bashkimin e njerëzve?
(Katalizatorët në kimi nxisin reaksionet → tek njerëzit mund të jenë dialogu, arsimi, bashkëpunimi.)
Nxënësit ndahen në tri grupe, në secilin grup janë të vendosura nga dy gota laboratorike njëra gotë përmban sodë hidrogjen-karbonat-natriumi NaHCO3 ( sodë buke) dhe gota tjeter përmbanë uthull kuzhine 9% (acid acetik CH3COOH). Në grup diskutohet për barrierat mbi gota duke e lidh me rastin e murit.
Edhe te njerëzit ekzistojnë katalizatorë. Prezantimii i eksperimentit demonstrimi praktik lidhja e konceptit me jetën. Nxënësit shkruajnë ose thonë me gojë: —Çfarë mësova nga lidhja midis filmit dhe eksperimentit, kimisë?; —Cilat janë “muret” që njerëzit ngritin sot?; —Pse një shoqëri e hapur është si një reaksion kimik i suksesshëm?; —Çfarë katalizatori dua të jem unë në klasë/shoqëri?.
Mesazhi përfundimtar i mësimdhënësit: “Ashtu si grimcat që duhet të takohen për të krijuar ndryshim, edhe njerëzit duhet të bashkëpunojnë – muret vetëm vonojnë zhvillimin dhe paqen.”
Nxënësit përgjigjen në mënyrë të shkurtër: reflektimi i nxënësve lidhje me eksperimentin: ⦿ Çfarë mësova nga filmi dhe si lidhet kjo me kiminë? ⦿ Cilat janë murët (barrierat) që njerëzit ngritin pa e kuptuar? ⦿ Si ndikon heqja e murit te bashkëpunimi kimik dhe te bashkëjetesa? ⦿ Çfarë do të bëja unë si “katalizator pozitiv” në shoqëri?
Mesazhi final: Ashtu si në një reaksion kimik, edhe shoqëria ka nevojë për hapje, bashkëpunim dhe heqje të barrierave për të krijuar zhvillim, paqe dhe mirëkuptim.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.