Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Mur


Lënda

Gjuhë Angleze


Përgatitur nga

Mirlinda Vula, SH. M. "Remzi Ademaj" Prizren

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Mur

Përshkrimi i filmit

Filmi “Mur” na tregon jetën e popullatës së një fshati në Lipjan ku banojnë dy komunitete – etni të ndryshme. Për shkak të paragjykimeve ndëretnike, të mos bëhen konflikte mes nxënësve të shkollës së atij fshati, komuniteti serb kishte vendosur një mur, me të cilin kishte ndarë shkollën në dysh.

Ishte bërë një shkollë me dy hyrje: një për nxënësit dhe stafin shqiptar dhe tjetra për atë serb. Të dy palët vijojnë mësimin këtu me planprograme të ndryshme.
Sipas tyre problem para lufte nuk ka pasur, por paslufta i kishte frikësuar ata.

Fëmijët e të dy palëve nuk donin të shoqëroheshin mes veti nga frika që të mos del ndonjë konflikt.
Pala shqiptare kishte shpresë se do të vij një ditë kur edhe serbët do të integrohen në shoqërinë kosovare pasi që ata jetojnë në Kosovë e jo në Serbi, me planet e të cilit shtet punojnë tani.

Njësia mësimore

—World Issues

Fushat e kurrikulës

—Gjuhët dhe komunikimi

Përshtatshëm për

Shkalla VI,
Klasa XII.

Kompetencat

◎ Kompentenca e të mësuarit,
◎ Komunikues efektiv,
◎ Kompetenca për jetë dhe punë.

Rezultatet e të nxënit

⦿ Diskuton për problemet kyçe në botë,
⦿ Krahason luftërat në botë me pasojat e tyre,
⦿ Krijon ese për filmin e shikuar,
⦿ Analizon personazhet dhe motivet e tyre.

DokuLab
Mur

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Mur
Mur

Pikat e diskutimit

  1. Pikat e diskutimit janë të përfshira te aktivitetet.


Aktivitetet

Parashikim i njohurive - Me çfarë probleme ballafaqohet njerëzimi? Çka e rrezikon botën?

Brainstorming (10min.) --- 

Parashtrohen pyetje me problemet e dhëna në libër (ëar, drought, pollution, racial discrimination, disease...). Pyeten nxënësit nëse dinë se këto rezultate janë probleme të mbarë rruzullit tokësor. 

Ndërtim i njohurive - Edhe vendi ynë kishte luftë. A na la pasoja? Cilat janë ato?

Diskutim (25min.) ----

Nxënësit shikojnë me vëmendje filmin dokumentar "Mur".

Përforcim i njohurive - Nxënësit kuptuan që lufta është problem global, që lë pasoja. Kuptojnë diskriminimin etnik

Bisedë (Shkrim i lirë) - varet nga struktura e klasës (10min.) ---


Diskutohet me nxënës për filmin e shikuar në klasë. 
-Çka u vërejt? 
-A paska pasur pasoja lufta? 
-A ka pasur diskriminim te popolli ynë, diskriminim etnik? 
-Çka mendoni a duhet të kemi tolerancë ndëretnike këtu në vendin tonë?

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s