Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Mur


Lënda

Gjuhë gjermane


Përgatitur nga

Visar Berisha, SH. M. "Ruzhdi Berisha" Dragash

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Mur

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar ,,Mur’’ trajton një ndër temat më të përfolura dhe më të komentuara.

Paraqet një situate reale në njëren nga shkollat e Kosovës. Ku një mur fizik ndan nxënësit e dy komuniteteve, shqiptarë dhe serbë.

Paraqet frikën si dhe humbë shpresat tek komuniteti për komunikim në të ardhmën.

Njësia mësimore

—Muri i Berlinit

Fushat e kurrikulës

—Gjuhët dhe komunikimi

Përshtatshëm për

Shkalla V,
Klasa X, XII.

Kompetencat

◎ E komunikimit;
◎ Të shprehurit;
◎ Të menduarit;
◎ Të folurit.

Rezultatet e të nxënit

⦿  Përdor fjalët e reja në fjali të thjeshta;
⦿  Kupton një tekst të shkurtër në gjermanisht;
⦿  Lexon një tekst të shkurtër në gjermanisht duke kuptuar kuptimin kryesor;
⦿  Identifikon dhe shpjegon fjalët kyçe në tekst;
⦿  Formon fjali në kohën e kryer;
⦿  Bashkëpunon në grup;
⦿  Përdor foljet ndihmëse në të kryerën.

DokuLab
Mur

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Mur
Mur

Pikat e diskutimit

  1. Pikat e diskutimit janë të përfshira te aktivitetet.


Aktivitetet

Parshikimi i njohurive - Realizim

Stuhi mendimesh, Klaster (vizatim i thjeshtë i një muri në mungesë materiale) (10min.)

Mësuesi tregon një fotografi të murit të Berlinit. Pyetje:

—Was sieht Ihr da? 
—Was wisst Ihr über Berliner Mauer? 
—Mauer, Grenze, Freiheit, West, Ost, Wiederverinigung, getrennt. 
 

Ndërtim i njohurive - Reflektim

Shikimi i filmit, shkëmbim informacionesh, pyetje-përgjigje (25min.)

Nxënësit ndahen në dy grupe. Lexojn një tekst të shkurtër. Nënvizojnë fjalët që I njohin dhe përgjigjen në pyetjet. 
1. Kur është ndertuar Muri?
2. Ϛfarë rëndësie kishte? 
3. Kur ndodhi bashkimi, shkatërrimi I murit?
 

Përforcimi i njohurive - Përforcim

Rrjeti i diskutimit (10min.)

Nxënësit përserisin fjalët e reja. Ϛfarë ishte më interesante nga historia e murit.

DETYRË SHTËPIE: Të shkruhen pesë fjali për Murin e Berlinit dhe të përdoren fjalët e reja. 

 

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s