Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi dokumentar Mur trajton një ndër temat më të ndjeshme të shoqërisë kosovare, pra atë të konfliktit ndërshtetëror midis kombit shqiptar dhe atij serb, luftën e vazhdueshme psikologjike si dhe refuzimin për të bërë një jetë të integruar si shoqëri, si dhe për të shmangur paragjykimet që ekzistojnë.
Ngjarja zhvillohet në fshatin Rabovc të komunës së Lipjanit. Në këtë komunë edhe pas luftës, serbët ende qëndruan në këtë rajon, ku rreth 165 serbë dhe rreth 550 shqiptarë jetojnë në këtë fshat. Këtu është një shkollë, e që fëmijët e kombësisë shqipe dhe serbe kanë klasat në një ndërtesë me dy hyrje.
Nxënësit në këtë shkollë tregojnë për kushtet e vështira në të cilat mësojnë. Pra dy kombe janë duke mbajtur mësim nën një çati me një mur të ndarë në mes. Ata punojnë me dy programe, atë të Kosovës dhe të Serbisë. Muri është ndërtuar në vitin 1990. Serbët akuzojnë shqiptarët për vendosjen e murit, për ndarjen që i’u është bërë fëmijëve dhe që nuk i kanë lejuar të shkojnë në shkollë bashkë, si dhe shqiptarët akuzojnë serbët për vendosjen e murit.
Në këtë film dokumentar mësimdhënësit dhe qytetarët rrëfejnë historitë e tyre për konfliktet e hershme që ekzistojnë midis shqiptarëve dhe serbëve.
—Kultura dhe diversiteti
—Shoqëria dhe mjedisi
Shkalla: 6;
Klasa XII.
◎ II. Kompetenca e të menduarit (II. 4, 8);
◎ III. Kompetenca e të mësuarit (III. 1, 2, 4, 5);
◎ V. Kompetenca personale (V. 1, 2);
◎ VI. Kompetenca qytetare (VI. 1, 2, 3);
⦿ Përkufizon kulturën dhe diversitetin;
⦿ Diskuton marrëdhënien midis kulturës dhe konceptit të vetes dhe identitetit.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Pasi mësimdhënësi/ja ka prezantuar temën e re me anë të situatës së të nxënit, vazhdon duke diskutuar për kuptimin e kulturës dhe diversitetit, duke dhënë përkufizime e interpretime të ndryshme.
Shikohet filmi dhe më pas, mësimdhënësi/ja drejton pyetje mbi çështjet e temës mësimore duke u bazuar te çështjet themelore për: —Në cilat aspekte të jetës sonë ndikon kultura? —Sa dallojnë kulturat individualiste nga ato kolektiviste? Cilat janë përparësitë e diversitetit?
Duke u bazuar te rubrika e librit: Të mendojmë si psikologë, pro et contra: “Jeta në një vend monokulturor (vetëm një kulturë) apo një shoqëri multikulturore? —Cila është më e mire për njeriun? Nëpërmjet një diskutimi të hapur ofroni argumente dhe krahasime të rëndësishme.
Mëmsimdhënësi sipas nevojës mund t’ju kërkojë nxënësve të bëjnë një hulumtim për komunitetin etnik në Kosovë. Më pas të shkruajnë një ese, ku të përmbledhni karakteristikat kryesore socio-kulturore të këtij komuniteti.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.