Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Filmi dokumentar ”MATRIX” përshkruan varësinë e të rinjëve ndaj video lojërave nëpër lokale të qytetit. Aty shohim sjellje anti-sociale, gjuhë të papërshtatshme komunikuese, fyerje, sharje etj.
Kjo varësi ndaj video-lojërave çon edhe në rritje të agresivitetit, kur individi nuk arrin ta përfundojë me sukses lojën përkatëse.
Pra, me zhvillimin e teknologjisë është paraqitur edhe varësia ndaj saj.
—Agresiviteti dhe sjellja ndihmuese
—Shoqëria dhe Mjedisi
Shkallën; 5, 6.
Klasa: XI
◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta, shkenca, shoqëria, duke përdorur forma të ndryshme të komunikimit me gojë me shkrim etj.)
◎ Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (Në forma të ndryshem prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvilimin aktual lidhur me temën përkatëse.)
◎ Kompetenca e të nxënit – Nxënës i sukseshëm (Në mënyrë efektive shfrytëzon përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë kryerjës së një detyre, ndan përvojat me të tjerët për mënyrat më praktike të shfrytzimit të përvojave pararake në arritjen e dijeve të reja.)
◎Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm (Shpjegon të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e individit në raste të ndryshme, si: në shtëpi, në klasë, në shkollë, në shoqëri, dallon rastët kur hyjnë në konflikt me njëri-tjetrin dhe paraqet alternativa të zgjidhjës së tyre.)
⦿ Aftësim për mësim gjatë gjithë jetës;
⦿ Përgjegjësia ndaj vetës si dhe shoqërisë;
⦿Krijimi i identitetit personal.
Shfaqja e facilituar. Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me nxënësit. Ky proces ndihmon nxënësit që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, duke praktikuar anët pozitive dhe rrjedhimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.
Shikoni Filmin. Nxënësit e shikojnë filmin në grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, nxënësit reflektojnë mbi filmin e shikuar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat, emocionet dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera unike që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme, ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri, duke krijuar kështu një diversitet.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta vazhduar këtë më tej, nxënësit inkurajohen të lidhin filmin dhe çështjet në jetën e tyre personale dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Nxënësit i konsiderojnë veprimet që mund t’i ndërmarrin për të adresuar inferioritetin, vetëbesimin e vetëvlerësimin në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve edhe atyre të nivelit ndërkombëtar.
Mësimdhënësja fillimisht shënon konceptët kryesore në tabele dhe ju drejton pyetje nxënësve, për të marrë përgjigje rreth këtij koncepti: Çfarë kuptoni me agresivitet?
Klasa ndahet në dy grupe. Mësimdhënësi i orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të mësimit. Grupi 1: Agresiviteti; Grupi 2: Sjellja ndihmuese. Fillimisht nxënësit e lexojnë njësinë mësimore dhe më pastaj ju lëshohet filmi. Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor dhe shikimi i filmit i nxit nxënësit ta diskutojnë këtë temë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet me mësimdhënësin/en. Njohuritë e nxënësve plotësohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi/ja.
Mendoni për sjelljen tuaj gjatë javës së kaluar, a e keni ndihmuar dikë? Mbani shënime sa herë më të vërtet keni ndihmuar, qoftë edhe me gjëra më të vogla dhe a ju bën të ndiheni mirë
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.