Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Dihet se me gjenerata të tëra kanë jap jetën për flamurin kombëtar Kuq e Zi, nuk ka kuptim ta kemi këtë flamur, kur as me referendum, as me votë nuk e kemi pas të drejtën me zgjedhë”.
Filmi dokumetar “I kujt është flamuri” trajton temën e simbolit të flamurit të shtetit të ri të Kosovës dhe identitetin kosovar.
Gjithashtu në këtë film bëhet gërshetimi i flamurit Kuq e Zi dhe flamurit të Kosovës që njihet si flamur me gjashtë yje, e që ngareh linja paralele në mes të këtyre dy identiteve të përkatësisë kombëtare dhe identitetit.
Gëzuar ditëlindjen Kosovë!
—Shteti
—Gjuhët dhe Komunikimi,
—Shoqëria dhe Mjedisi.
Shkallën kurrikulare 5 dhe 6, klasa XI - XII.
◎ Kompetenca e të mësuarit,
◎ Kompetenca qytetare,
◎ Kompetenca personale,
◎ Kompetencat e komunikimit dhe të shprehurit.
◉ Kultivimi i identitetit personal, kombëtar, përkatësia etnike,
◉ Promovimi i vlerave të përgjithshme kulturore dhe qytetare,
◉ Zhvillimi i përgjegjësinë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit.
Shfaqja e facilituar. Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me nxënësit. Ky proces ndihmon nxënësit që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, duke praktikuar anët pozitive dhe rrjedhimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.
Shikoni Filmin. Nxënësit e shikojnë filmin në grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, nxënësit reflektojnë mbi filmin e shikuar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat, emocionet dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera unike që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme, ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri, duke krijuar kështu një diversitet.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta vazhduar këtë më tej, nxënësit inkurajohen të lidhin filmin dhe çështjet në jetën e tyre personale dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Nxënësit i konsiderojnë veprimet që mund t’i ndërmarrin për të adresuar inferioritetin, vetëbesimin e vetëvlerësimin në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve edhe atyre të nivelit ndërkombëtar.
Ora e mësimit fillon diskutimin lidhur me dy çështje kryesore për debat: Me cilin flamur identifikoheni dhe cila është përkatsia e juaj etnike? Flamuri kuq e zi apo flamuri i Kosovës me yje? Kosovar apo Shqipëtar? Cila është lidhja emocionale që keni në raport me këta flamuj? Dashuri, respekt, krenari, kujtim, mohim, apati.
Nxënësit zgjedhin nga një paragrafë nga teksi apo shkëpusin pjesë nga filmi dokumentar, për të komentuar arsyen e zgjedhjes. Më pas i tregohet nxënësve që fleta të ndahet në mes me një vijë vertikale kurse në anën e majtë shkruhen citatet nga teksti, kurse në të djathtë komentet.
Nxënësit ndahen në dy grupe (Pro dhe Kundër) dhe diskutohet çështja e pranimit apo mohimit të flamurit të Kosovës dhe identitetit Kosovar.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.