Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Gjyshi im


Lënda

Histori


Përgatitur nga

Mynever Basha, Concordia

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Gjyshi im

Përshkrimi i filmit

Në këtë film dokumentar shfaqet sfida e nxënësve, mësimdhënësve kosovar gjatë viteve 1991-1993, ku serbët i kanë përjashtuar nxënësit shqiptar që nuk kanë dashur të mësojnë në gjuhën serbe.

Mësimi në gjuhën shqipe është mbajtur nëpër shtëpi.

Në film shfaqen fotografi nga një grup vullnetarësh që ndërtojnë në mënyrë vullnetare banka dhe karrige për nxënësit e komunës së Prizrenit.

Njësia mësimore

—Historia e organizimit të mësimit në shtëpi gjatë viteve 1991/1993

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën e kurrikulës 3 - Zhvillimi i mëtejmë dhe orientim

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit – nxënësi është komunikues në mënyrë të dobishme;
◎ Kompetenca qytetare – kuptimin e ligjësive të zhvillimit të tyre shoqëror dhe në mënyrën e funksionimit nga kultura
◎ Kompetenca e të menduarit - mendim kritik dhe krijues

Rezultatet e të nxënit

◉ Kuptimi i thelbit të periudhës 1991-1993 në historinë e sistemit të mësimit në Kosovë;
◉ Analizon sistemin e arsimit gjatë këtyre viteve;
◉ Përshkruan rolin e mësimdhënësve përgjatë këtyre viteve.

DokuLab
Gjyshi im

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Gjyshi im
Gjyshi im

Pikat e diskutimit

  1. Krahasimi i kohës së sotme të edukimit me atë të viteve 1991/1993.
  2. Sfidat e mësimdhënësve, nxënësve dhe familjeve kosovare për mësimin në gjuhën shqipe.
  3. Kushtet e rënda në këtë periudhë.


Aktivitetet

Parashikim:

(10 min.) PREZANTIMI I FILMIT: nxënësit e shikojnë dhe e analizojnë filmin.

Ndërtim i njohurive të reja:

(15 min.) STUHI MENDIMESH: secili nxënës në pika të shkurtëra interpreton atë që ka kuptuar;

Përforcim:

(15 min.) LEXIMI: leximi i njësisë mësimore, nxënësit fitojnë njohuri të reja nga njësia mësimore. Në fund, 5-minuta për pyetjet lidhur me njësinë mësimore.

Vlerësimi:

◼ Mblidhen të gjitha të dhënat për nxënësin; ◼ Përfundimi i detyrave të shtëpisë; ◼ Prezenca aktive në klasë; ◼ Dhënia e përgjigjeve; ◼ Pyetja me gojë dhe testi përfundimtar.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s