Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi dokumentar Exit trajton temën e ekstremizmit të dhunshëm si një nga format më të përhapura të shprehjes së dhunës dhe urrejtjes njerëzore. Brenda filmit rrëfehen histori të ndryshme të personazheve, të cilët kanë qenë pjesë e ekstremizmit të dhunshëm duke shfaqur anën e dobët të personalitetit, problemet me identitetin, refuzimin nga shoqëria si dhe traumat psikologjike nëpër të cilat po kalojnë.
Ky film dokumentar tregon historitë e disa personazheve nga momenti kur kanë vendosur të jenë pjesë e lëvizjes deri në kohën kur kanë marr vendimin për t`u larguar nga lëvizja.
Gjatë rrëfimit të historive të tyre personale të bie në sy mosha. Pothuajse të gjithë kishin marrë vendim që të bëheshin pjesë e lëvizjes nga mosha 15 vjeç, ku shkencërisht njihet si një nga moshat më delikate dhe me kriza të thella të konfuzionit të identitetit.
—Adoleshenca;
—Shoqëria dhe Mjedisi
Shkallën: 5.
Klasa XI
◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit /Komunikues efektiv; (I.1 Shprehet përmes një forme të komunikimit, për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në material. I.3 Diskuton në grup në mënyrë konstruktive, një diskutim në gjuhë amtare, apo në gjuhë angleze, në kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë informata kthyese për një temë të caktuar nga ndonjë fushë mësimore.)
◎ Kompetenca e të menduarit/Mendimtar kreativ; (II.1 Në forma të ndryshme të të shprehurit prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse.)
◎ Kompetenca e të nxënit/Nxënës i suksesshëm (III.1 Demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar.)
⦿ Diskuton zhvillimin në adoleshencë;
⦿ Vlerëson periudhën personale të zhvillimit dhe rëndësinë që ka ajo për jetën;
⦿ Mban qëndrime të mirëinformuara në lidhje me krizat e moshës së vet.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Nxënësit nxiten në një diskutim oër pyetjen: Çfarë përfaqëson adoleshenca?
Mbajtja e strukturuar e shënimeve — Në këtë fazë të orës mësimore, pasi nxënësit janë ndarë në grupe dhe janë njohur me materialin informues në teskt, u kërkohet të organizojnë grafikisht këto njohuri, në një fletë A4. Punimet e tyre afishohen në mur dhe përfaqësuesit e grupeve i lexojnë ato. ⦿ Grupi 1: Puberteti dhe zhvillimi mendor; ⦿ Grupi 2: Egocentrizmi dhe identiteti; ⦿ Grupi 3: Zhvillimi social.
Në këtë fazë të orës reflektohet rreth temës. Nxënësit mund t’i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit për punën e bërë.
—Vlerësohet aftësia për të pranuar opinionet e kundërta gjatë diskutimit; —Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.