Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Ergys


Lënda

Psikologji


Përgatitur nga

Jeta Rexha, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Ergys

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Ergys” flet për një djal me emrin Ergys me prejardhje nga Shqipëria, por që jeton një kohë në Prizren. Që nga mosha 8 vjeçare Ergysi jeton vetëm me vëllain e tij adoleshent. Ata mbijetojnë duke kërkuar lëmoshë në rrugët e Prizrenit me shpresën se dikush do ta ndjejë lëkurën e tij duke u treguar human me të. Me një palë xhinse të papastra e me një bluzë ngjyrë kafe, Ergysi rri ulur mbi urën e gurit në Prizren, duke soditur kalimtarët tek lëvizin andej pari. Herë pas here ai tregon shpirtin e tij fëminor duke luajtur me bashkëmoshatarët të së njejtës etni.

Megjithëse jeta e ka sfiduar herët Ergysin, ai prap gjen kënaqësi në gjëra të vogla. Thuhet se njeriu që kënaqet me asgjë, i ka të gjitha që i duhen. Pjesën më të madhe të ditës e kalon në rrugë, herë i humbur e i dërmuar, e herë me shpresën dhe dëshirën për të vazhduar ditën ashtu siç i vie. Ergysi ka një talent prej vogëlushi e që është zëri i tij. Një grup të rinjësh kishin rrethuar Ergysin duke dëgjuar zërin e tij, tek pasqyronte pasionin e tij për këngën.

Njësia mësimore

—Perspektiva mbi motivimin

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën; 5, 6.
Klasa: XI dhe XII

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (I.1. Shprehet përmes një forme të komunikimit, për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në material (prezantim); I. 2. Lexon rrjedhshëm një tekst në gjuhën amtare, të përbërë prej 3-5 paragrafëve, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit, stilet e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve)

◎ Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (II.1. Në forma të ndryshme të të shprehurit prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj.)

◎ Kompetenca e të nxënit - Nxënës i suksesshëm (III.1. Demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore. III.3. Parashtron pyetje dhe shfaq mendime të strukturuara për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, bën përmbledhjen e së paku dy veprimeve të përdorura të cilat përcaktojnë drejtimin e mëtejmë të të nxënit të vet për temën apo problemin e caktuar)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Njeh motivacionin dhe përbërësit e tij;
⦿ Shpjegon teoritë mbi motivacionin;
⦿ Vlerëson rolin e motivacionit në jetën e tyre.

DokuLab
Ergys

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, dhe përfundimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.

Shikoni Filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe ti kuptojnë më mirë të njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Ergys
Ergys

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë kuptoni me motivacion?
  2. Ku ndryshojnë motivet nga motivacioni?
  3. Bëni klasifikimin e motiveve sipas nevojave
  4. Shpjegoni teoritë mbi motivimin
  5. Bazuar në historinë e djaloshit (motivin e tij për jetën) cila perspektivë motivuese do ta shpjegonte më lehtë këtë sjellje dhe pse?


Aktivitetet

Parashikim i njohurive - Harta e konceptit

Mësimdhënësja u drejton pyetje nxënësve, për të marrë përgjigje rreth konceptit: Çfarë kuptoni me motivacion?

Ndërtim i njohurive - Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD)

Klasa ndahet në dy grupe. I orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të mësimit. ⦿ Grupi 1: Pikëpamjet biologjike dhe frojdiste për motivimin ⦿ Grupi 2: Pikëpamjet kognitive dhe humaniste për motivimin Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksi mësimor. Ata nxiten që gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet me mësimdhënësin/en. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi/ja, që mban gjallë interesin e nxënësve deri në fund të temës mësimore.

Përforcim i njohurive - Shkrim i lirë

Si motivoheni ju në jetën tuaj?

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s