Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi dokumentar “Djemtë Spice” flet për disa të rinjë të cilët janë përdorues të drogës Spice, efektet që sjell përdorimi i kësaj droge, varësia që krijon si dhe ndikimi i legalizimit në uljen apo rritjen e përdoruesve. Filmi fillon me rrëfimin e një të riu i cili është përdorues i drogës spice, duke treguar ndjesin që të jep kjo drogë. Ngjarja zhvillohet në Britani. Qeveritë e reja janë duke bërë përpjekje për të ndaluar të gjitha mënyrat e përdorimit të drogës. Në Manchester, drogat si Spice, Vertex, Pandora dhe Insane Joker, janë në dispozicion dhe janë të lira në treg.
Lisa Thornton — këshilluese e drogës thotë se shumica e njerëzve menduan se ishte një drogë rekreative, një drogë e festave. Tez Clegg — punëtor i çështjes në një nga organizatat e pakta vullnetare që plotëson nevojat e komunitetit të pastrehë në Manchester është Lifeshare. Një organizatë që kujdeset për të rinjtë duke kërkuar këshilla dhe strehim. Clegg tregon se të gjithë klientët që janë paraqitur në këtë qendër janë duke përdorur spice. Kjo drogë ndikon në shëndetin mendor dhe fizik, dhe kjo është një problem i madh. Ai edhe më tutje rrëfen se arsyeja kryesore se pse po përdoret shumë është çmimi i lirë.
Lifeshare është pika e parë e kontaktit për njerëzit që jetojnë në rrugë. Një anëtarë i rregullt i organizatës është Titch. Ai rrëfen për mënyrën se si po ndjehet, ndërkohë që është konsumues i drogës spice. Është e dhimbshme të shikosh sjelljet e tij nga efektet që po i shkakton droga. Statusi legal i ndonjë substance të caktuar ka ndonjë ndikim në atë se a do ta përdorin njerëzit a jo?
—Kategoritë e drogave psikoaktive dhe efektet e tyre
—Shoqëria dhe Mjedisi
Shkallën; 5, 6
Klasa: XI dhe XII.
◎ I.Komp. e komunikimit dhe të të shprehurit/Komunikues efektiv — I.1Shprehet përmes një forme të komunikimit, për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në material (prezantim). I.2Lexon rrjedhshëm një tekst në gjuhën amtare, të përbërë prej 3-5 paragrafëve, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit, stilet e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve.
◎ II.Komp. e të menduarit/Mendimtar kreativ — II.1 Në forma të ndryshme të të shprehurit prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj).
◎ III.Komp. e të nxënit/Nxënës i suksesshëm — III.1 Demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore.
◎ V.Komp. personale/Individ i shëndoshë — V.8 Bënë zgjidhje të bazuara në informata dhe në përvoja të drejtpërdrejta për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien nga rreziqet e ndryshme në jetën e përditshme (p.sh., nga përdorimi i duhanit, alkoolit, i drogave).
⦿ Përshkruan drogat psikoaktive dhe kategoritë e tyre;
⦿ Shpjegon rolin e drogave psikoaktive në psikikë;
⦿ Identifikon gjendjen që krijohet prej drogave psikoaktive.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Mësuesi/ja u drejton pyetjen nxënësve për të marrë përgjigje rreth çështjes: —Çka dini për drogat?
Mësuesi/ja organizon nxënësit duke i ndarë në tri grupe. Çdo grup zgjedh përfaqësuesin e tij. Më pas mësuesi/ja ndan temat për secilin prej tyre: ⦿ I. Qetësuesit dhe opiatët; ⦿ II. Stimuluesit; ⦿ III. Halucinogjenët
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë në libër pjesën: “Abuzimi, varësia me drogën dhe trajtimi”. ⦿ I. Çfarë është abuzimi i drogës? Pse njerëzit abuzojnë me të? ⦿ II. Çka është varësia ndaj drogës? Çfarë lloje varësish nga droga kemi? Si krijohet varësia nga droga? ⦿ III. Cilat janë trajtimet për abuzim me droga?
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.