Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Arti i shërimit


Lënda

Fizikë


Përgatitur nga

Flaka Zhaveli, SH. M. "Zenit" Prishtinë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Arti i shërimit

Përshkrimi i filmit

“Arti i të shëruarit” ka fokus Fatos Pulën, tashmë në moshë, por person me plot pasion për artin dhe shëndetësinë. Artin e pati qysh herët pasion, por me seriozitet filloi t’i përkushtohej nga mosha 14-vjeçare.

Në fillim paraqiten disa punime të tija në pikturë. Me kalimin e viteve, pas takimit me njerëzit që kanë studiuar jashtë vendit, dëgjoi për fizioterapinë për herë të parë.

Pas një eksperience të këndshme, si pasqyrë e punës së shkurtër si fizioterapeut, ai vendos të rifillojë rrugëtimin e shkollimit për fizioterapi. Fillon punën si fizioterapeut në një sallë pa pajisje, por duke guxuar t’i kërkonte ndihmë drejtorëve për aprovim të blerjes së aparateve adekuate për fizioterapi.

Ndër vite, puna e tij u rrit bashkë me numrin e pajisjeve dhe vite më pas Fatos Pula krijoi vetë tri pajisje, për kuadriceps, për shpinë dhe për gjunjë.

Njësia mësimore

—Makinat e thjeshta;
—Momenti i forcës;

Fushat e kurrikulës

—Shkenca të natyrës

Përshtatshëm për

—Shkalla V;

Kompetencat

◎ Kompetenca në komunikim dhe të shprehur;
◎ Kompetenca e të menduarit kreativ dhe kritik;
◎ Kompetenca e të mësuarit;
◎ Kompetenca personale;
◎ Kompetenca qytetare.

Rezultatet e të nxënit

◉ Të njihet me veçoritë e makinave të thjeshta;
◉ Të përshkruajë dhe analizojë parimin e punës së llozit;
◉ Të krijojë një formë makine të thjeshtë;
◉ Të formulojë një shprehje matematike mbi makinat e thjeshta;

DokuLab
Arti i shërimit

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Arti i shërimit
Arti i shërimit

Pikat e diskutimit

  1. Tema e orës mësimore pas shfaqjes së filmit
  2. Parimi i punës së makinave të thjeshta me fokus llozin
  3. Skicimi i një makine të thjeshtë që t'i shërbejë personazhit në film
  4. Formulim matematik i paisjes së skicuar


Aktivitetet

Shfaqja e filmit

—Në fillim të orës mësimore shfaqim filmin për të hapur udhë që së bashku të reflektojmë dhe të shprehim mendimet për titullin e temës së ditës.

Grupimi

—Më pas nxënësit grupohen në dy, duke u nisur nga njohuritë e mëparshme mbi makinat e thjeshta me theks të veçantë të parimit të punës së llozit.

Skicimi

—Pas diskutimit me njëri-tjetrin, bëhet një tip skicmim i llojit të llozit që mund t'i kishte shërbyer personazhit në film si mjet i thjesht fizioterapie. Skicimet i prezantohen mësimdhënësit dhe me parametrat e format e dhëna, punojnë së bashku në paraqitjen dhe aplikimin e tyre si simulim. Bashkë, vijnë në një paraqitje matematikore të punës së bërë.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s