Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Artizanati si vlerë kulturore e një qyteti

Filmi

Ustah


Lënda

Gjuhë Angleze


Përgatitur nga

Teuta Maloku, Q. K. "11 marsi" Prizren

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Artizanati si vlerë kulturore e një qyteti
Ustah

Përshkrimi i filmit

Filmi paraqet punëtoritë artizanale, të njohura si tradicionale në qytetin e Prizrenit. Sikurse edhe vetë emri i filmit “Ustah” - mjeshtri, paraqet procesino e realizimit të prodhimit, riparimit, punë dores, me pajisje artizanale, mjete dhe mënyra të thjeshta që shërbejnë për mjeshtëritë artistike nga zejtarët, si edhe është - Ustahi.

Në vazhdim paraqiten edhe punëtori tjera si, këpucëtaria, rrobaqepësia, e cila veprat e saj stilistike i krijon brenda kushteve të paracaktuara, parukeria e cila kujdeset për estetikën e njerëzve.

Secila punëtori me vete paraqet historinë dhe traditat të ndërlidhura ngushtë me të tashmen.

Njësia mësimore

—Artizanati si vlerë kulturore e një qyteti

Fushat e kurrikulës

—Gjuhë dhe komunikim

Përshtatshëm për

Shkalla 5,
Klasa X.

Kompetencat

◎  Kompetenca e të mësuarit;
◎  Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit;
◎  Kompetenca qytetare.

Rezultatet e të nxënit

⦿ Promovon kulturën qytetare, zakonet, traditat si dhe vlerat e përgjithshme të një vendi dhe një populli;
⦿ Njeh zhvillimin e mjedisit dhe identifikon zanatet dikur dhe sot.

DokuLab
Ustah

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Ustah
Ustah

Pikat e diskutimit

  1. Pikat e diskutimit janë të përfshira te aktivitetet.


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive - Brainstorming

Pyesim nxënësit për preferencat e tyre rreth artizanateve. Sa kanë njohuri për punimet e dorës edhe sa kanë aftësi në zanate të ndryshme. Mendimet e tyre dhe fjalët e reja i paraqesim në tabelë. 

Ndërtim i njohurive - Insert

Nxënësit udhëzohen që të shikojnë një film ku ata do të duhet të reflektojnë njohuritë e tyre të përbashkëta dhe individuale.  

Pas filmit ata analizojnë për çështjet e ngritura dhe inkurajohen të interpretojnë filmin me idetë e tyre personale.  

Nxënësit ndahen në grupe dhe kërkohet që të ndërveprojnë me pyetje mes grupeve.  

Të dallojnë kulturat dhe të argumentojnë konkretisht me shembuj. 

Përforcim i njohurive - Shkrim i lirë

Nxënësit bëjnë përmbledhje nga një insert i filmit. Zgjedhin një nga zanatet e preferuara dhe shkruajnë për zgjedhjen e tyre. Dallojnë përparësitë dhe të metat, duke demonstruar para klasës fjalët e mësuara paraprakisht dhe veçantinë e kulturës dhe rëndësinë e saj. 

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s