Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Trashëgimia Kulturore, Zejet dhe Veshjet Popullore

Filmi

Ustah


Lënda

Art Figurativ


Përgatitur nga

Magbule Xhemaili, SH. M. "Xhavit Ahmeti" Gjilan

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Trashëgimia Kulturore, Zejet dhe Veshjet Popullore
Ustah

Përshkrimi i filmit

Nën tingujt e makinës së qepjes, filmi na hap dyert në një botë zanatesh tradicionale dhe moderne. Pamja e parë na prezanton rrobaqepësin, i cili me përkushtim qep në makinë, duke krijuar një lidhje mes traditës dhe ritmit të përditshmërisë. Muzika irlandeze që pason e shton dinamizmin, ndërsa rrobaqepësi mbështjell penjët me kujdes në një makinë tjetër.

Kalojmë tek këpucëtari, i cili riparon një palë atlete të vjetra, duke i dhënë atyre një jetë të re. Vëmendja ndalet në murin e punëtorisë, ku janë varur fotografi të qytetit të vjetër të Prishtinës dhe një pikturë – kujtime të heshtura të një kohe që reflekton rrënjët kulturore.

Më pas, skena spostohet tek një grua që qep me dorë kuleta. Pranë saj, një kartë me mbishkrimin “ECO” sugjeron cilësinë dhe qëndrueshmërinë e produkteve, duke treguar sesi zanatet tradicionale mund të integrohen në botën moderne.

Filmi përfundon me një pasqyrë të një salloni bukurie, ku profesione më bashkëkohore si rregullimi i vetullave dhe manikyri theksojnë diversitetin e zanateve në jetën e përditshme. Ky kontrast mes së vjetrës dhe së resë krijon një dialog të veçantë mes traditës dhe modernitetit.

Njësia mësimore

—Trashëgimia Kulturore, Zejet dhe Veshjet Popullore

Fushat e kurrikulës

—Artet

Përshtatshëm për

Shkalla 5;
Klasa X.

Kompetencat

◎ Kompetenca për komunikimi dhe e të shprehurit efektiv;
◎ Kompetenca e të nxënit – Nxënës i suksesshëm;
◎ Kompetenca për të shprehur veten në dhe përmes artit (kompetenca estetike);
◎ Kompetenca për të mësuarit gjatë gjithë jetës;
◎ Kompetenca qytetare /  për qytetari aktive.

Rezultatet e të nxënit

⦿ Analizon elemente të trashëgimisë kulturore shqiptare të paraqitura në filmin “Ustah” dhe t’i lidhë ato me artin figurativ.
⦿ Krahason disa nga llojet e veshjeve kombëtare. Krijon skicë të një fragmenti nga motivet tradicionale të zejeve dhe veshjeve popullore.
⦿ Argumenton rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në jetën bashkëkohore.

DokuLab
Ustah

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Ustah
Ustah

Pikat e diskutimit

  1. Pikat e diskutimit janë të përfshira te aktivitetet.


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive (7-10 min.) - Brainstorming

Brainstorming - lojë me fjalë kyçe. Në fletë të punës vendoset një diagram i thjeshtë ku fjalën "Trashëgimia kulturore" e shkruajmë në qendër. Pyesim nxënësit të sugjerojnë fjalë që lidhen me temën e filmit (zeje, mjeshtëri, veshje popullore, kulturë, traditë...). Pasi të shfaqet filmi, krahasojmë fjalët e tyre me ato që u përmendën ose u ilustruan në film. 

Pritshmëritë. Nxënësit shkruajnë rreth saj fjalë ose fraza që u vijnë ndër mend, si: Veshje popullore, Rrobaqepësi, Punime artizanale, Muzikë tradicionale, Këpucëtari. Kjo pjesë mund të përdoret për të diskutuar idetë para se të fillojë filmi. 

Ndërtimi i njohurive (15 min.) - Shfaqja e filmit (6 min.) dhe PowerPoint prezantimi (5-8 min.)

Teknika e vëzhgimit aktiv dhe teknika e prezantimit vizual. Shfaqim filmin dhe pyesim për diskutim: —1. Çfarë lloj zejesh paraqiten në film? —2. Cilat janë elementet tradicionale të veshjeve ose qilimave? —3. Çfarë emocioni ose mesazhi përcjell filmi në lidhje me trashëgiminë kulturore?  

Prezantimi:  Slide 1. Hyrje e shkurtër për trashëgiminë kulturore. Slide 2-4. Veshjet tradicionale. Slide 5-6. Qilimat dhe artizanatet. 

◼ Cilat detaje të këtyre veshjeve ju tërheqin më shumë? 

◼ A keni parë ndonjëherë qilima të tillë në shtëpitë e të afërmve tuaj? 

◼ Çfarë kujtoni për ta?  Pse mendoni se këto elemente janë të rëndësishme për kulturën tonë?

Përforcimi i njohurive (10-12 min.) - Teknika e të nxënit përmes artit

Të krijojë një skicë të shpejtë, frymëzuar nga motivet tradicionale të zejeve dhe veshjeve popullore sipas perceptimit, prezantimit ose filmit "Ustah".  

Udhëzime për nxënësit. ⦿ Zgjidhni një fragment nga qilimat, qëndismat, etj. ⦿ Skiconi detaje si: motive nga veshjet komëbtare, modele gjeometrike, element veshjeje popullore

Materialet. Fletë vizatimi dhe lapsa (ngjyrat: opsionale) 

Lidhja e teorisë me praktikën: Ky aktivitet është një mënyrë për të përkthyer njohuritë teorike mbi trashëgiminë kulturore në një formë artistike koherente. 

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s