Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi “Ustah” është një film i shkurtër artistik që sjell në vëmendje rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe profesionale në qytetin historik të Prizrenit. Ky film përqendrohet në dokumentimin dhe promovimin e zanateve tradicionale, të cilat janë kaluar nga një brez në tjetrin, duke ruajtur identitetin dhe shpirtin e qytetit. Përmbajtja e filmit ishte e fokusuar në disa prej veprimtarive ekonomike.
Veprimtaritë ekonomike janë të ndara në disa aspekte gjinore, ku me veprimtarinë e zejeve janë marrë më shumë gjinia mashkullore, ndërsa më në aspektin e bizniseve estetike janë marrë më shumë gjinia femrore.
Përmes fotografive paraqitet që veprimtaria e këtyre zejeve si e këpucëtarit e të çantave, që punohen me dorë dhe të cilat edhe pse janë të pakta kanë arritur me i mbijetu kohës.
—Zejtaria
—Shoqëria dhe mjedisi
Shkalla 4,
Klasa IX.
◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
◎ Kompetenca e të menduarit
◎ Kompetenca e të mësuarit
⦿ Përshkruan veprimtarinë e zejeve në Kosovë
⦿ Analizon ndikimin e zhvillimit ekonomik përmes zejtarisë
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Fillimisht një përshkrim i asaj se çka do të zhvillojmë brenda orës mësimore. Njoftohem me njësinë mësimore si dhe me shikimin filmit të shkurtër. Para shikimit të filmit, një diskutim i lirë për njësinë mësimore.
Nxënësit udhëzohen që të lexojnë njësinë e re. Klasa do të ndahet në tri grupe në varësi të numrit të nxënësve.
Secili grup do ta bëj një përshkrim të shkurtër rreth asaj se si ata e kuptuan filmin dhe ta integrojmë në njësinë mësimore bashkarisht.
Në pjesën e fundit, nxënësit do të flasin për një rast konkret të zejeve të cilat dikur kanë qenë të zhvilluara dhe të cilat kanë arritur t'i mbijetojnë kohës, si dhe ato që kanë arritur të zhvillohen më shumë.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.