Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Karakteristikat e turizmit dhe të udhëtimeve

Filmi

Ustah


Lënda

Turizëm


Përgatitur nga

Gentijana Dërdovski, SH. M. "11 marsi" Prizren

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Karakteristikat e turizmit dhe të udhëtimeve
Ustah

Përshkrimi i filmit

Filmi “Ustah” trajton tematikën e mjeshtërisë dhe trashëgimisë kulturore duke ndjekur mjeshtërit që ruajnë tradiat artizanale në shoqëri.

Mjeshtëria e zejtarëve të vjetër në një qytet historik sjellë në pah artin dhe trashëgiminë kulturore të komuniteteve lokale.

Njësia mësimore

—Karakteristikat e turizmit dhe të udhëtimeve

Fushat e kurrikulës

—Mjedisi dhe puna

Përshtatshëm për

Shkalla 6;
Klasa XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca personale,
◎ Kompetenca sociale dhe qytetare,
◎ Kompetenca e komunikimit,
◎ Kompetenca kulturore dhe ndërkulturore,
◎ Kompetenca sipërmarrëse.

Rezultatet e të nxënit

⦿ Identifikon rëndësinë e mjeshtërve tradicionalë dhe artizanalë si pjesë e trashëgimisë kulturore që të tërheqë turistë.
⦿ Krijon plan promovimi për mjeshtërinë artizanale si një produkt turistik, duke përfshirë strategji të marketingut turistik.
⦿ Reflekton mbi rëndësinë e mbështetjes së mjeshtërve artizanë dhe trashëgimisë kulturore në turizëm

DokuLab
Ustah

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Ustah
Ustah

Pikat e diskutimit

  1. Pikat e diskutimit janë të përfshira te aktivitetet.


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive - Brainstorming (5-10 min.)

Pas shfaqjes së filmit, merren mendimet e nxënësve rreth vendeve me traditë dhe përvojës së tyre nga qyteti të cilit i takojnë.  

Si i dallojmë vendet me trashëgimi kulturore dhe profesione nga artizanati.  

Si një guidë turistike çfarë përshkrimi do t'i jipje një grupi turistik për vendin me tradita të tilla.

Ndërtimi i njohurive - Shfaqja e filmit në disa sekuenca (20-25 min.)

Nxënësit kuptojnë rëndësinë e promovimit të vlerave kulturore duke artikuluar kështu mesazhin kryesor të filmit se: mjeshtëria nuk është vetëm një zanat por edhe një pasuri kulturore, që duhet të promovohet dhe mbrohet.  

Njëkohësisht, si guida të ardhshme në profesionin e tyre ata janë në gjendje që të bëjnë dallimin në mes të vendeve tradicionale dhe atyre moderne. 

Përforcimi i njohurive - Projekte praktike (Lojë me role, guida turistike) (10 min.)

Nxënësit krijojnë një plan promovimi për një mjeshtëri tradicionale në zonën e tyre si një produkt turistik, duke ndarë rolin e një guide që përshkruan një vend turistik modern dhe një rol tjetër i guidës që bën përshkrimin e një vendi me trashëgimi të pasur kulturore, ku mjeshtëria artizanale është zeja kryesore e atij vendi. 

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s