Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Zhvillimi industrial

Filmi

Ustah


Lënda

Gjeografi


Përgatitur nga

Fidan Krasniqi, SH. M. "Bedri Pejani" Pejë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Zhvillimi industrial
Ustah

Përshkrimi i filmit

Në këtë film trajtohet puna e tri profesioneve të ndryshme të cilat kanë qenë shumë aktive dikur, por që me kalimin e kohës janë reduktuar.
Puna është dashur të realizohet me precizitet dhe ka marr kohë për tu kryer.
Filmi tregon se si është realizuar puna e dikurshme me dorë e cila i ka parapri zhvillimit industrial.

Njësia mësimore

—Zhvillimi industrial

Fushat e kurrikulës

—Shkencat e natyrës

Përshtatshëm për

Shkalla 5;
Klasa X.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit;
◎ Kompetenca e të menduarit;
◎ Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit

⦿ Përkufizon industrinë dhe manifakturën me fjalë, të dhëna në libër;
⦿ Krahason llojet e industrisë dhe shtrirjen e tyre, duke identifikuar 3-5 raste;
⦿ Analizon rolin e industrisë në jetën tonë, duke marr 2-3 shembuj.

DokuLab
Ustah

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Ustah
Ustah

Pikat e diskutimit

  1. Pikat e diskutimit janë të përfshira te aktivitetet.


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive - Stuhi mendimesh (10-min.)

Në pjesën e parë të orës shikohet filmi “Ustah”. Pas shikimit të filmit, nxënësve ju drejtohemi me disa pyetje si: 

◼ Çfarë vërejtët nga ky film? 

◼ A punohet ende tekstili me këtë njësi pune? 

◼ Cili është ndryshimi i sotëm? 

Pasi që marrim mendimet e nxënësve, disa nga to i shënojmë në tabelë. 

Ndërtimi i njohurive - Kubimi

Në këtë pjesë mësimdhënësi sjell me vete fleta format A4 me strukturën e kubit dhe pyetjet për secilën faqe, dhe ju shpërndan nxënësve në gjashtë grupe. Pastaj i orienton nxënësit drejtë zhvillimit të njësisë, e cila realizohet me tekniken e kubimit që përfshin  6 nivelet e veprimit. Në secilën faqe nxënësit plotësojnë elementet kryesore të njësisë mësimore. 

PËRSHKRUAJ – Përshkruaj procesin e industrializimit? Numëro specifikat e tij?  

KRAHASOJ – Krahaso industrinë e rëndë dhe të lehtë?  Trego degët e industrisë së rëndë dhe të lehtë?  

SHOQËROJ – A keni hasur të shihni ndonjëherë një industri? Si ju është dukur ajo?  

ANALIZOJ – Analizo faktorët e zhvillimit të industrisë?  Cilët janë ata?  

ZBATOJ – Çfarë përfitohet nga industria? Si i përdorim prodhimet industriale?  

VLERËSOJ – Mendoni si mund të krijoni një produkt industrial?  

Duke rrotulluar kubin secili grup përgjigjet për pjesën e vet, dhe komentojnë shkrimet e tyre.

Përforcim i njohurive - Diskutim (10-min.)

Në këtë pjesë mësimdhënësi formon një tabelë të thjeshtë dhe shënojnë disa mendime të nxënësve për anët pozitive dhe negative të industrisë. 

Anët negative: (…) 

Anët pozitive: (…)

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s