Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Adoleshenca

Filmi

Tash, për çdo orë


Lënda

Psikologji


Përgatitur nga

Jeta Rexha, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Adoleshenca
Tash, për çdo orë

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Tash, për çdo orë”, flet për gjimnazistët, dhe vendin ku e kalojnë një pjesë të ditës, në shkollë.

Filmi shpërfaq disa thyerje të rregullave të shkollës, si përdorimi i cigares brenda ambientit të shkollës.

Aty nxënësit shfaqin edhe mungesën e dëshirës për mësim, duke planifikuar kështu ikjen nga ora mësimore.

Njësia mësimore

—Adoleshenca

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla 5;
Klasa XI.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Komunikues efektiv);
◎ Kompetenca e të menduarit (Mendimtar kreativ);
◎ Kompetenca e të mësuarit/nxënit (Nxënës i suksesshëm);

Rezultatet e të nxënit

◉ Përshkruan disa zhvillime fizike, kognitive, sociale në adoleshencë;
◉ Diskuton në lidhje me krizat e moshës së vet;

DokuLab
Tash, për çdo orë

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Tash, për çdo orë
Tash, për çdo orë

Pikat e diskutimit

  1. Vijojnë te aktivitetet


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive:

Përvijim i të menduarit (10-min.) — Në fillim të orës rikujtohen informacionet e temës së kaluar nëpërmjet pyetjes: - Si ndryshon fëmijëria nga adoleshenca? Cilat janë zhvillimet kryesore në fëmijëri? Më pas nxënësit listojnë disa karakteristika në moshën e adoleshencës duke u bazuar në informacionet fillestare të tyre.

Ndërtim i njohurive:

Punë individuale (25-min.) — Informacionet fillestare që kanë nxënësit për adoleshencën ju bashkohen edhe më të plota duke trajtuar informacionin e ri mbi adoleshencën. Në formë tabelare, nxënësit lexojnë pjesë nga teksti mësimor dhe plotësojnë me nga një fjali: a) Ndryshimet fizike-fiziologjike b) Ndryshimet kognitive c) Identiteti d) Ndryshimet sociale. / / ◼ / / NDRYSHIMET FIZIOLOGJIKE: Kanë të bëjnë me zhvillimin e shenjave primare dhe sekondare të seksit; ◼ NDRYSHIMET KOGNITIVE: Adoleshenti arrin të mendojë në mënyrë abstraktke, pra të shkojë përtej asaj që kapin shqisat; të mendojë në mënyrë logjike, pra të përdorë disa fakte e ide për të dalë në përfundime të tjera. ◼ IDENTITETI: Adoleshenca është koha kur dikush ballafaqohet me sfidën e identifikimit të vetes. ◼ NDRYSHIMET SOCIALE: Roli i familjes dhe bashkëmoshatarëve është i madh në këtë periudhë. Nga ana shoqërore, adoleshenti është në përpjekje për të formuar identitetin personal, për të lidhur dhe për të mbajtur shoqëritë e kaluara. Gjithashtu ata fillojnë tëzbulojnë defekte në sjelljen e prindërve të tyre.

Përforcim i njohurive:

Diskutim (5-min.) — Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet se ç’mendojnë adoleshentët për veten e tyre. Pas njohjes me informacionin e ri analizohet për problematikat që hasin si adoleshentë nëpërmjet pyetjes: - Pyetje: A është adoleshenca një moshë e vështirë? Çfarë e bënë të vështirë këtë gjë?

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Learn about SDG’s