Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Filmi

Stacioni i autobusit


Lënda


Përgatitur nga

Dafina Arifi, Studente, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Stacioni i autobusit

Përshkrimi i filmit

Anxhela, një grua e moshuar ngacmohet nga një grup adoleshentësh. Asaj i kryqëzohen rrugët përsëri me Karterin, një nga ngacmuesit. Përballja e tyre çon në diçka të papritur.

Njësia mësimore

Parandalimi i Bulizmit tek Adoleshentët

Fushat e kurrikulës

Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën; 5, 6. Klasa: XI

Kompetencat

I. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit - Komunikues efektiv (Me ndihmën e filmit, nxënësit do t’i perfeksionojnë shkathtësitë e komunikimit verbal dhe jo verbal. Nxënësit do të njohin njëri-tjetrin më shumë, do të jenë më të hapur dhe diskutimet mes tyre do të jenë më efektive)

II. Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (Filmi rrit kretivitetin e adoleshentëve, nxitë të menduarit kritik-reflektues, që do t’iu ndihmojë edhe në të ardhmen e tyre)

III. Kompetenca e të nxënit – Nxënës i sukseshëm (Shikimi i filmit, e posaçërisht diskutimet pas tij, ndihmojnë adoleshentët në përvetësimin më të lehtë të të nxënit)

Rezultatet e të nxënit

Vetëdijësimi mbi bulizmin
Strategjitë dhe teknikat për parandalimin e bulizmit
Forcimi i empatisë për bashkëmoshatarët dhe të moshuarit

DokuLab
Stacioni i autobusit

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar. Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me nxënësit. Ky proces ndihmon nxënësit që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, duke praktikuar anët pozitive dhe rrjedhimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.

Shikoni Filmin. Nxënësit e shikojnë filmin në grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, nxënësit reflektojnë mbi filmin e shikuar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat, emocionet dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera unike që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme, ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri, duke krijuar kështu një diversitet.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta vazhduar këtë më tej, nxënësit inkurajohen të lidhin filmin dhe çështjet në jetën e tyre personale dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Nxënësit i konsiderojnë veprimet që mund t’i ndërmarrin për të adresuar inferioritetin, vetëbesimin e vetëvlerësimin në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve edhe atyre të nivelit ndërkombëtar.

DokuLab
Stacioni i autobusit
Stacioni i autobusit

Pikat e diskutimit

  1. Ndikimi negativ i bulizmit
  2. Përveç diskutimit është implementuar teknika “Role Play” nga disa nxënës në klasë
  3. Si t'u ndihmojmë të tjerëve t'i shmangen dhe ta menaxhojnë sa më mirë bulizmin?


Aktivitetet

Harta e konceptit.

Mësimdhënësi/ja ose Psikologu/ja fillimisht shënon konceptet kryesore në tabelë dhe ju drejton pyetje nxënësve, për të marrë përgjigje rreth këtij koncepti: Cilët janë faktorët që kanë ndikuar në krijimin e përshtyjeve tuaja që keni për vetën?

Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD) dhe shikimi i filmit.

Fillimisht nxënësve ju lëshohet filmi dhe pastaj klasa ndahet në dy grupe. Mësimdhënësi i orienton nxënësit të diskutojnë në mënyrë kritike rreth kësaj çështje të bulizmit, të marrë nga filmi. Grupi 1: Efektet negative të bulizmit. Grupi 2: Efektet pozitive të konfrontimit dhe empatisë me të moshuarën. Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga filmi por edhe nga interneti. Kërkimi i informatave në internet dhe shikimi i filmit nxitë gjithë klasën të diskutojnë këtë temë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet me mësimdhënësin/en apo psikologun/en. Njohuritë e nxënësve plotësohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi/ja apo psikologu/ja.

Shkrim i lirë.

Duke u bazuar në përvojen tuaj personale dhe filmin që shikuat, tregoni parashikimin tuaj për efektin e bulizmit në shoqërinë tonë. A keni pasur ndonjë përvojë të tillë, nëse po si iu keni qasur?

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit