Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Rrugës për në Brezovicë bashkohen dy skiatorë.
Gjatë rrugës, ata kujtojnë vitet që kanë kaluar së bashku, duke nxjerrë në dritë problemet e anashkaluara që vijnë me sportin.
—Si të bëhesh krijues i medias?
—Kurrikula me zgjedhje
Shkalla 3,
Klasa VI.
◎ III. Kompetenca të mësuarit për të nxënë - Nxënës i suksesshëm,
◎ III.1. Kërkon dhe përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si: libra, revista, doracakë, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën,
◎ III.6. Përdor programet softuerike adekuate për zgjidhjen e problemeve dhe kryerjen e detyrave/punimeve shkollore dhe joshkollore në fusha të ndryshme të dijes,
◎ III.8. Menaxhon emocionet dhe ndjenjat, kohën, shfrytëzimin e materialeve, mjetet që ka gjatë kryerjes së një detyre/aktiviteti, vepre arti (në klasë/shkollë apo gjetiu).
⦿ Numëron edhe emërton së paku 3 lloje të krijimeve mediale (video, blogje dhe postime në rrjetet sociale),
⦿ Tregon disa nga veçoritë e mediave të pëmendura,
⦿ Zgjedh veglat dhe teknikat bazë që duhet të përdor në krijimin e medias (si kamerat digjitale, telefoni, softuerët dhe aplikacionet e thjeshta për editimin e videove),
⦿ Dizajnon një projekt për të krijuar një pjesë të medias, si një video të shkurtër ose një postim në rrjete sociale, duke demonstruar kuptimin e tyre të përmbajtjes.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Pyetje për nxënësit: “Çfarë lloj mediash keni shikuar gjatë javës së kaluar?” (Shembuj: emisione TV, video në YouTube, postime në rrjete sociale, etj.). Kush mund të jetë krijues mediash?
(Përgjigjja e synuar: “Një krijues medie është dikush që bën këto lloj përmbajtjesh, për të ndarë informacion, për të argëtuar, ose për të frymëzuar të tjerët)
Shikimi i filmit ‘Ratrak’ me nxënës
Hapat për krijimin e medias. Planifikimi. Zgjedhja e temës dhe vendosja e qëllimit (p.sh., për të mësuar, për të argëtuar ose për të informuar). Krijimi. Përdorimi i mjeteve (telefona, kompjuterë, kamera) për të realizuar përmbajtjen. Shpërndarja. Publikimi online, respektimi i rregullave etike e ligjore, si shmangia e keqinformimit dhe e drejta e autorësisë. Aktiviteti. Punë në grupe (nga 3 nxënës). Zgjedhja e një teme. Arsimtari mund të jap propozime, (si p.sh., “Shpëto Mjedisin” ose “Ushqimi i Shëndetshëm”). Detyra. Planifikoni dhe shkruani idenë e krijimit mediatik (poster, skenar të shkurtër)
*(Arsimtari i përcjellë/përgjigjet pyetjeve dhe këshillon gjatë punës së grupeve)
Grupet prezentojnë punën/idetë e tyre me klasën. Përmbledhni pikat kryesore: “Çfarë mësuat sot për krijimin e mediave?”. Nxënësit përgjigjen.
Detyrë shtëpie: Nxënësit përfundojnë projektet e tyre mediatike në shtëpi dhe i sjellin në orën e ardhshme. Arsimtari mund tu jap grupeve nga një letër me rekomandime, përmirësime në projektet e tyre.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.